Dyfishohet numri i kërkesave për viza pune në Gjermani

Gjermania përballet me dyfishim të kërkesave për viza pune nga vendet ballkanike, ndërsa diplomatët e tyre në rajon më nuk janë në gjendje t’i përpunojnë të gjitha kërkesat, shkruan “Shpigel”, transmeton Alsat M.

Ambasadat e Gjermanisë në Maqedoni, Shqipëri, BeH, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi kanë marrë madje 52.000 kërkesa të tilla në gjysmën e parë të vitit 2018, që është dy herë më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2015. Më së shumti viza pune jepen në sektorin e ndërtimtarisë, hotelierisë, kujdesit për pleqtë dhe persoant e sëmurë.

“Numri i kërkesave të pranuara i tejkalon kapacitetet e përfaqësive tona konsullare, që solli deri në ankesa të shumta nga ana e përfaqësuesve të shoqërive ekonomike, politike dhe qytetare, shkruan në internet dokumentin e Ministrisë gjermane të cilën e publikoi “Shpigel”.

Loading...