Qytetarët para se të vendosin për blerje të patundshmërisë mund ta kontrollojnë cilësinë e ndërtimeve të reja përmes certifikatave për ndërtim që duhet t’i posedojnë realizuesit e punëve. Nëse objekti është ndërtuar me materiale cilësore ndërtimi, duhet të tregojnë rezultatet e kontrollimeve të bëra në laborator të akredituar. Përfaqësuesit e Institutit për standardizim dhe kompanitë vendore të ndërtimtarisë u takuan për të debatuar për rëndësinë e standardizimit. Ndërtimtarët pohojnë se ndërtojnë sipas standardeve evropiane.

Para ndërtimit të çdo projekti, obligim i investitorit që dëshiron të ndërtojë është që para se të vendosë betonin të bëjë kontrollim laboratorik. Para vendosjes së armaturës merren të dhëna dhe kontrollohet në laborator nëse e plotëson cilësinë e paraparë sipas dokumentacionit projektues- deklaroi Ivica Jakimovski, kryetar i odës së ndërtimtarëve.

Standardizimi jo vetëm në sektorin e ndërtimtarisë, por edhe në fusha tjera të ekonomisë, garanton konkurrencë, thonë nga Instituti i standardizimit. Në vend janë pranuar rreth 2 mijë standarde evropiane në ndërtimtari.

Një standard thirret në një sërë standardesh tjera. Nëse një standard është i obligueshëm sipas Ligjit për produkte të ndërtimtarisë ai ka lidhje me shumë standarde tjera që kanë të bëjnë me kontrollimin e atij produkti ndërtimor. Kështu që pakot për agregate tani për momentin janë më të shiturat, pastaj vijon për betonin, kontrollim i çimentos- deklaroi Sonja Çerepnallkovska, udhëheqëse e sektorit për standardizim në ISRM.

Standardet nuk janë të obligueshme me ligj, por janë të domosdoshme për konkurrencën. Në rajon standardet për ndërtimtarinë te ne kanë çmim më të lirë dhe lëvizin prej 500 deri më 3 mijë denarë.

Loading...