Dyshja e gjeneratës së artë të Prishtinës, Fadil Vokrri me Fadilin, që dridhnin klubet ish jugosllave!

Një foto sa një mijë fjalë. Një foto që u sigurua nga ish futbollisti Bujar Asllani. Foto emocionuese, tandemi që nuk harrohet kurrë i gjeneratës së artë të Prishtinës. Tandemi Fadil Vokrri – Fadil Muriqi, me gjeneratën e artë të Prishtinës së viteve të 80-ta, bënin krenarë kombin shqiptar. I ndjeri Fadil Vokrri me Fadil Muriqin, ky i fundit jeton e vepron në Australinë e largët.

Fadil Muriqi të shtunën e orëve të mbrëmjes, në një bisedë telefonike, për gazetën kombëtare “Bota sot”, me një zë të qetë, u shpreh ngushëllime familjarëve të Vokrrit. Muriqi ishte shumë i mërzitur për vdekjen e Legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.  Vokrri-Muriqi, tandemi që dridhnin klubet ish-jugosllave, gjeneratë që nuk harrohet kurrë!

Loading...