Sektori për punë të brendshme në Kumanovë ka ngritur padi penale kundër V.S. (66) nga fshati Orizare, Komuna e Likovës, i punësuar në Ndërmarrjen publike “Pyjet e Maqedonisë”, si udhëheqës-drejtor, kundër S.S. (34), pronar dhe drejtues i ndërmarrjes “Sokol-Ars”, fshati Goshincë, Komuna e Likovës, për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” dhe kundër L.B. (43) nga Kumanova dhe S.V. (64), për shkak të falsifikimit të dokumenteve për prerje të drunjve, shkruan KumanovaLajm. Dëmi i shkaktuar vlerësohet 11 mijë euro. Drejtori i dyshuar është nga radhët e BDI-së.

Kliko videon më poshtë për të parë dokumentin:

 

Loading...