Rexhie Avdiu- Xheladini

Kujtesa e datave historike ёshtё rifreskim i memorjes kolektive dhe u pёrcjell mesazh brezave pёr kuptimёsinё e tё kaluarёs sё popullit, andaj ҫdo organizim qё shёnon ngjarjet e lavdishme ёshtё pёr t’u ҫmuar e pёrshёndetur. Krahasuar me veprat e shumё patriotёve, sakrifica ime ndoshta ёshtё shumё e vogёl, por pёr kohёn nё tё cilёn ёshtё bёrё, ndjehem krenare. Megjithatё, e keqja qёndron nё faktin se idealet pёr tё cilat u sakrifikuam kush mё shumё ~ e kush mё pak, u zvetёnuan pas rrёnimit tё ish-sistemit monist.

Sistemi i ri pluralist e demokratik hodhi nё pah disa dukuri jashtёzakonisht tё papёlqyeshme te ne, gjё qё zhgёnjeu tё gjithё ata qё njёmend me sinqeritet u flijuan pёr njё kauzё sublime. Ndёr mё tё patolerueshmet mbeten pikёrisht formalizmi me petk hipokrizie, me ҫka nёnkuptoj shpёrfytyrimin e tё sakrifikuarve: pёr tё rёnёt duke i vёnё nё bronzё~statuja e duke u pёrkulur te varri i tyre me buqetё lulesh, kurse pёr ish- tё burgosurit duke i kujtuar se janё gjallё vetёm nё pёrvjetore. Mirёpo tё rёnёt nderohen duke e ҫuar amanetin e tyre nё vend e duke treguar pёrkujdesje institucionale pёr tё gjallёt qё lanё pas, kurse ish-tё burgosurit duke u risocializuar, stabilizuar e sistemuar denjёsisht nё shoqёri nga faktorёt vendimёmarrёs. Prandaj unё, e anashkaluara nga tё gjitha partitё shqiptare prej viteve ’90-ta e kёtej, e them publikisht se atёherё nuk veprova qё tё marrё sot mirёnjohje, por qё tё kemi arsim cilёsor e jo sasior, qё tё kemi meritokraci e jo nepotizёm e partiokraci, qё shqiptarёt t’i ҫmojnё vlerat dhe t’i trajtojnё me dinjitet ata qё dikur dhanё sakrifica nga jeta e tyre pёr tё ardhmen mё tё mirё tё tё gjithёve. Dikur na bёnte padrejtёsi sistemi monist, kurse prej pluralizmit e kёtej mё shumё keq ne i bёmё vetvetes, pra njёri-tjetrit, e kёtu sёrish mё rёndё e pёsuan prapё njё pjesё e ish-tё pёrndjekurve. Kjo qё ka ndodhur e po ndodh, do t’u japё leksione negative tё rinjёve: mbase idealet e dikurshme tani nuk pёrputhen me realitetin e sotshёm e nga kjo do tё nxjerrin pёrfundim se nuk ia vlen tё sakrifikosh gjё nga vetja, sepse mё pas nё pozita do tё vijnё pёrfituesit mosmirёnjohёs qё do tё zhvasin nga meritorёt atё qё denjёsisht u takon.

Pёrderisa diskriminimi im dhe i familjes sime vazhdon akoma, me refuzimin e mirёnjohjes dua tё pёrҫoj mesazh te tё gjithё ata qё kanё zemёr, sy e veshё se unё nuk dua tё shёrbejё si urё e krekosjes sё atyre qё janё nё pozita, prej nga vazhdojnё ende tё nёpёrkёmbin pozicionin tim nё shoqёri dhe tё arsimit shqip nё pёrgjithёsi. Po ashtu dua tё cek edhe faktin se pas pluralizmit nё Maqedoni, Ministrinё e Arsimit e kanё udhёhequr kryesisht partitё shqiptare, megjithatё kushtet e arsimit nё Kumanovё i lanё nё gjendje tё mjerueshme, pa ndёrtesa shkollore, pa paisje profesionale dhe salla sportive.

Loading...