‘E bukura dhe bisha’ do të ndalohet në Alabama të Amerikës

Teatri “Henagar Drive-In” në Alabama të Amerikës ka bërë një postim ku kanë shkruar se nuk do të shfaqin filmin “E bukura dhe bisha” për shkak të karakterit homoseksual që përmban filmi, përcjellë KultPlus.

Filmin vizatimor që jemi mësuar ta shohim në stacionet televizive për fëmijë tashmë kemi mundësinë ta shohim edhe në kinema. Studiot e Hollywood-it kanë arritur ta kthejnë përrallën nga film vizatimor në një film të vërtetë, ku aktore kryesore është Emma Watson.

Qytetarët amerikan të Alabamës nuk do të kenë mundësi ta shohin filmin në kinema sepse drejtuesit artistikë kanë vendosur të ndalojnë çdo shfaqje të filmit, dhe kjo për shkak të personazhit homoseksual që ndodhet në film.

Teatri “Henagar Drive-In” në Alabama të Amerikës ka bërë një postim në faqen e tyre në Facebook ku kanë treguar se nuk do të shfaqin filmin “E bukura dhe bisha” për shkak të karakterit homoseksual që përmban filmi. Gjersa pas këtij njoftimi kjo faqe edhe është mbyllur krejtësisht.

“Për ata që nuk e dinë, filmi ‘E bukura dhe bisha’ është duke lansuar karakterin e parë homoseksual. Producenti gjithashtu ka thënë se fundi i filmit do të jetë një surprizë për qiftet e të njëjtës gjini. Nëse nuk mund të dërgojmë mbesat tona 11 vjeçare dhe nipërit 6 vjeçar për të parë këtë film atëherë ne nuk do ta shfaqim atë. E dimë se disa nuk pajtohen me ne mirëpo kjo është në rregull. Ne do të vazhdojmë që të shfaqim filma ku familjet nuk do të brengosen për lakuriqësin, seksualitetin apo gjuhën vulgare”, është shkruar në postimin i cili tashmë është fshirë ka raportuar WHNT News 19.

Personazhi “homoseksual” në filmin “E bukura dhe bisha”

WHNT News 19, gjersa ka vëzhguar teatrin ka parë edhe parulla të policisë mirëpo pronarja e teatrit Carol Laney, e cila edhe e ka bërë postimin duke theksuar se ky vendim nuk ka të bëjë më urrejtjen, ka treguar se kjo ka ardhur si rezultat i disa mesazheve kërcënuese dhe të pahijshme që kanë ardhur në drejtim të saj, edhe pse ajo tregon se siguria e saj nuk është rrezikuar dhe qëllimi nuk ka qenë që të arrihet famë përmes shpërndarjes virtuale të mesazhit.

Të mërkurën, për revistën Attitude regjisori Bill Condon ka bërë të ditur që filmi do të përmbajë “një moment ekskluziv homoseksual” që përfshinë LeFou, rol ky të cilin e luan aktori Josh Gad,dhe personazhin negativ kryesor Gaston që e luan Luke Evans.

“LeFou është një person i cili një ditë dëshiron që të jetë sikur Gastoni kurse ditën tjetër dëshiron që të puthë atë” ka treguar Condon për Attitude. Gjersa kjo ngjarje tregon filmin e parë që Disney përfshinë një karakter homoseksual në të.

Por Josh Gad, aktori që luan LeFou, ka thënë se “nuk kishte asgjë në skenar që thotë se LeFou është homoseksual”, sipas USA Today. “Ajo që është e rëndësishëm për mua ka qenë karakteri i mrekullueshëm dhe ikonikë, por i definuar me arrogancë në filmin origjinal, duke dashur ta zgjerojmë atë, dhe t’i japim dimensionet e tij, duke e bërë kështu më human” , ka thënë aktori Josh Gad për USA Today. /KultPlus.com

Loading...