E çuditshme: Dy të rinjtë palestinezë i martojnë familjet pas vdekjes

Dy palestinezë të cilët ishin vrarë nga forcat e sigurisë në Izrael “u fejuan dhe u martuan në parajsë.
17-vjeçarja Dania Arshid ishte qëlluar për vdekje pasi tentoi ta therë me thikë një polic izraelit, ndërsa vetëm një ditë më vonë 22-vjeçari Raed Jaradat vdiq në po të njëjtën mënyrë.

Sipas videos së publikuar në një faqe palestineze, menjëherë pas varrimit të Jaradit, babai i tij i kishte kërkuar dorën babait të vajzës së ndjerë në mënyrë që ajo të bëhej nusja e tij në parajsë.

Babai i Arshidit nisi të qajë dhe pranoi fejesën. Prej tash e tutje ai tha se vajza e tij quhet Dania Arshid Jaradat. Nuk dihet nëse ata e kanë njohur më herët njëri-tjetrin.

Sipas një agjencie tjetër të lajmeve, kjo është hera e parë që një martesë pas vdekjes ndodh në historinë e konfliktit Palestinë-Izrael.

Loading...