E dashura e Behramit, në fokus të kamerave greke

Dashuria e re e Valon Behramit, skitarja nga Tiçino, Lara Gut, ka filluar përkrahjen e saj për të dashurin. Ajo ka udhëtuar për në Greqi, duke e mbështetur atë në ndeshjen kundër helenëve. Pikërisht, Lara është vlerësuar si fat në këtë ndeshje, të cilën Kombëtarja zvicerane e fitoi në Athinë me rezultat 1:0.

Ajo shihet e ulur në tribunat e stadiumit, qeshet dhe i përshëndet kamerat të cilat janë fokusuar tek ajo. Në këtë mënyrë, Lara ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve nga vetvetja.

Që nga e diela, Valoni dhe Lara zyrtarisht janë një çift, transmeton albinfo.ch. “Valoni është befasia më e bukur që më ka ndodhur ndonjëherë në jetë”, ka shkruar ylli i skitarisë në profilin e saj në Facebook. Më në fund, ajo do të mund ta përkrahë të dashurin e saj nga tribunat, shkruan “Blick”, përcjellë Albinfo.ch. Duket se fokusi i kamerave aspak nuk e shqetëson, por e kundërta.

Loading...