Gjyla Çeliku
Unë nuk luftoj fenomenet për me marrë një pozitë, sepse pozitën e kam, populli me respekt dhe dashni më shikon e vlerëson, kjo është pozita ime, më mjafton. Jam duke shkruar një libër, aty do të shihni këndvështrimet e mia si një qytetare e stërlodhur nga diskriminimet e ndryshme në këtë vend ku unë linda, gjyshërit, stërgjyshërit, gjeneratë pas gjenerate, e me çdo kusht të krijohen hamulli që për dëshira të dikujtë unë nesër t’mos quhem shqiptare n’vendin tim. Ju të dashur shqiptarë do jeni pjesë e librit tim, me komentet e juaja, me emër dhe mbiemër, ju jeni populli dhe për vendimet e mëdha shqyrtohen opinionet e popullit, jo të kalimtarëve të rastit. Për referendumin nuk kam folur aspak, jo s’e s’dua, sepse flitet për ardhmërinë e vendit tim, por ende nuk mund t’i bie n’fije se si do intergrohem unë nesër në NATO dhe UE, nëse intergrohem? Si shqiptare apo maqedone? Unë jam shqiptare, pavarësisht UE-së, e dua Europën dhe Amerikën, por ama si shqiptare. Apeloj te të gjitha partitë shqiptare të shqyrtojnë këtë çështje përpara se të promovojnë dhe votojnë referendumin. Duke lexuar dhe analizuar diplomatët e huaj të cilët kanë qenë qeliza e proceseve tona, unë jam e zhgënjyer dhe nuk është që shpresoj e shoh ëndërra sy hapur. Secili nga diplomatët pas përfundimit të misionit, shkruan një libër autobiografik, aty ku nuk e ka problem që do lëndojë nacionalitetet, por shkruan realitetin që të dëshpëron duke përmendur me emra dhe mbiemra udhëheqësit që na kanë shitur. Diplomacia shqiptare për fat të keq është e dobët karshi palës tjetër. Populli pranon euforitë, pastaj mallkon. Intelektualët e kuptojnë strategjinë, por ju pëlqen të heshtin, s’duan të prishin rehatinë, nuk mendojnë për ardhmërinë. Shqipëria me Kushtetutë e ka obligim të kujdeset për pozitën e shqiptarëve kudo që janë, por i konvenon heshtja, sepse duhet realizuar procesi. Kosovën nuk e fajësoj sepse ka halle sa një mal. Po ne?
Na jepni informacione që të mendojmë në mënyrë më të kthjellët, a duhet të votojmë ose jo? Na takon me ligj të mbrojmë kombin.

Loading...