Marrim vesh se “E DUAM BUTELIN” ditëve në vijim do të shpalosë edhe të dhënat për diskriminimin frapant që koalicioni në pushtet lokal VMRO-BDI ua bën lagjeve shqiptare në këtë komunë, ku kushtet janë shumë më të këqija se në lagjet maqedonase të komunës. Poashtu edhe siguria është në nivel mjaft më të ulët në lagjet shqiptare të Butelit, ku shënohen vjedhje të shumta, për shkak se pushteti lokal (VMRO-BDI) është i koncentruar në krijimin e kushteve sa më të mira dhe ndërtimin e sa më shumë kishave në pjesët maqedonase të kësaj komune

Sot, në faqen në facebook “E DUAM BUTELIN”, u shpalosën informacione shumë të rëndësishme për përqindjen e shqiptarëve në këtë komunë që udhëhiqet nga një kryetar komune maqedonas dhe nga koalicioni lokal VMRO-BDI. Stafi i faqes “E DUAM BUTELIN” paralajmëron se ditëve në vijim do të dalin me analiza të reja dhe risi për opinionin.

“Të nderuar bashkëkombas dhe bashkëqytetarë,

Më poshtë keni mundësinë të shihni dhe analizoni një tabelë oficiale dhe ekskluzive që ka të bëjë me numrin e fëmijëve sipas përkatësisë etnike, që mësojnë në të gjitha shkollat fillore në Komunën e Butelit.

Ajo që bie në sy është fakti që derisa përqindja e shqiptarëve rritet nga viti në vit në këtë komunë, përqindja e maqedonasve ka trend rënës.

Vetëm në vitin shkollor 2013/14 ky dallim është afër 10%, ose shqiptarë 49.1% ndërsa maqedonas 39.61%. Vlen të përmendet se turqit janë 4% dhe boshnjakët 3.4%.

Duhet potencuar faktin se këto numra fare nuk korespondojnë me numrin oficial të shqiptarëve në Komunën e Butelit.

Ju informojmë se ditëve në vijim do të dalim me informacione të reja dhe shumë risi për opinionin!”, thuhet nw njoftimin e kësaj faqe.

Marrim vesh se “E DUAM BUTELIN” ditëve në vijim do të shpalosë edhe të dhënat për diskriminimin frapant që koalicioni në pushtet lokal VMRO-BDI ua bën lagjeve shqiptare në këtë komunë, ku kushtet janë shumë më të këqija se në lagjet maqedonase të komunës. Poashtu edhe siguria është në nivel mjaft më të ulët në lagjet shqiptare të Butelit, ku shënohen vjedhje të shumta, për shkak se pushteti lokal (VMRO-BDI) është i koncentruar në krijimin e kushteve sa më të mira dhe ndërtimin e sa më shumë kishave në pjesët maqedonase të kësaj komune.

Loading...