E frikshme/ Minjtë shpërndanë epideminë e etheve: 16 të vdekur dhe 60…

Autoritetet shëndetësore në Nigeri thonë se të paktën 16 vetë, duke përfshirë tre punonjës të shëndetësisë, kanë vdekur nga ethet.

“60 persona të tjerë po trajtohen nga sëmundja e cila transmetohet nga brejtësit e infektuar dhe gjithashtu nga njeriu tek njeriu”, raporton BBC.

Epidemia shpërtheu në fillim të këtij muaji dhe ka goditur 10 rajone.

Qendra Nigeriane për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se po punon me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve të SHBA-së që të përmbajë shpërthimin e epidemisë.

Autoritetet po i nxisin njerëzit të sigurojnë higjienën e duhur personale dhe standarde mjedisore.

Loading...