E FUNDIT/ Gjendet i vdekur ambasadori rus në Greqi (Foto)

Ambasadori rus në Greqi, Andrei Malanin, është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në qendër të Athinës, raporton agjencia ruse e lajmeve Sputnik.

Vdekja e tij u zbulua pasi ai nuk kishte shkuar në punë si zakonisht dhe nuk përgjigjej telefonatave të kolegëve të tij.

Pas kësaj, zyrtarët e ambasadës kishin lajmëruar policinë, ku pasi e thyen derën e gjetën të vdekur ambasadorin rus.

Hetimet janë duke vazhduar për mënyrën e vdekjes së tij, transmeton indeksonline

Një burim nga policia u ka thënë gazetarëve se vdekja e tij ka ardhur në mënyrë të natyrshme.

Loading...