Modelja me famë botërore, Bella Hadid befason me pamjen e saj.

Ajo këtë javë është shfaqur në Malibu teksa tregon fizikun mëse të përkyer në një palë bikini, shkruan lajmi net.

Supermodelja, është parë në Los Anxhelos e veshur me bikini të kuqe me një çmim prej 60 dollarëve e përveç kësaj ajo mbante vathë të mëdhenj të rrumbullakët.

Sapo doli nga uji dhe mbi rërë veshi xhinse të lehta e në ca raste, vendosi një kapelë të bardhë kaubojësh mbi kokën e saj gjersa buzëqeshi në fytyrë, ku bisedonte në mënyrë miqësore me disa shokë nga plazhi.

Ajo u paraqit me një ‘selfie’, kohëve të fundit e që më pas postoi foton në faqen e Instagramit ku mund të shijohej nga afërsisht 19 milionë fansat e saj. /Lajmi.net/

Loading...