Se është makina e kërkimit më e mirë e më e shpejtë në botë, s’ka aspak dyshim. Por siç duket gjigantit “Google” nuk i shkon gjithçka përdore, ose të paktën me gjuhën shqipe ia ka huq keq.
Produkti i saj tashmë i njohur në pothuajse gjithë botën “Google Translate” ka vite të tëra që i ofron shërbimet e përkthimit në gjuhën shqip nga gjuhët e huaja, ose anasjelltas, shkruan Gazeta Blic.
Nëse në Google Translate e shkruani “Djali i halles” në gjuhën angleze përkthimi do t’u dal “Son of a bitch”, e që nuk i përshtatet aspak fjalisë origjinale. “Son of a bitch” e ka kuptimin “I biri i bushtrës”, shkruan Gazeta Blic.Nuk e dimë se si ka ardhur në përfundim Google se “Djali i halles” është “Son of a bitch”, por me të vërtetë është për të qeshur. Nëse dikush nga ju që po e lexoni e dini ku qëndron problemi, ju ftojmë të na tregoni në koment.
Loading...