E Majta dorëzoi iniciativë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për referendumin

Partia politike E Majta sot dorëzoi iniciativë për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit për shpallje të referendumit të sjellë nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Vendimi, sipas partisë, për disa pika nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën, Ligjin për referendumin, si dhe me standardet e vendosura evropiane dhe praktika të mira të referendumit të konfirmuara nga ana e Komisionit të Venecies.

E Majta kërkon që Gjykata Kushtetuese tërësisht ta shfuqizojë vendimin për referendum me veprim retroktiv juridik.

“Për shkak se në iniciativë kërkohet masë e përkohshme, kjo do të thotë se iniciojmë procedurë urgjente dhe presim që Gjykata Kushtetuese menjëherë pas pushimeve vjetore, ndërsa kjo do të thotë para referendumit që të prononcohet. Në rast se nuk prononcohet është i mundur postfestum që t’i shfuqizojë rezultatet”, tha Dimitar Apasiev nga E Majta.

Apasiev thotë se vendimi i Kuvendit nuk i ka të gjithë shtatë elementet e nevojshme, midis të cilëve elaborim, ndërsa nuk është përmendur as lloji i referendumit. Pyetjen e referendumit e quajti “pyetje kurthi”.

E Majta do ta bojkotojë referendumin për emrin, por sipas një përfaqësuesi të saj, ata kërkojnë nga KSHZ-ja që t’u mundësohet ta mbikëqyrin prononcimin. Sipas Apasievit, anketa e publikuar dje e QMBN se shumica e qytetarëve do të dalin në referendum është e rrejshme, ndërsa referendumin e mbështesin vetëm 14 për qind e qytetarëve.

Loading...