Maqedoni

“E majta”: Pse largohen nga puna punëtorët e fabrikës në Kërçovë?

mkd-295887-780x439

Lëvizja “E majta” gjykon fort largimin nga puna të dhjetë të punësuarve në fabrikën e investitorëve të huaj ‘Key Safety Systems’ që funksionon në zonën industriale të Kërçovës. Të larguarit nga puna thonë se kjo ka ndodhur si pasojë e formimit të një organizate sindikale. Anëtarësimi në sindikatë nuk guxon të jetë shkak për largim nga puna, ndërsa përfaqësimi në sindikata gëzon edhe mbrojtje të veçantë bazuar në Ligjin për marrëdhënie pune, reagojnë nga “E majta”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Me këtë ngjarje, edhe njëherë dëshmohet qasja e paskrupull e investitorëve të huaj të cilët janë këtu vetëm për të shfrytëzuar privilegjet dhe dobitë që i kanë fituar nga qeverisja e kaluar. Ajo që e bën më tragjike është fakti se as Qeveria e tanishme nuk ka për qëllim të kontrollojë këtë marrëdhënie jo korrekte të investitorëve të huaj dhe vazhdon qasja servile ndaj kapitalit të huaj’, thuhet në reagimin e lëvizjes “E majta”.

To Top