Partia “E Majta” ju ka bërë thirrje qytetarëve që të bojkotojnë referendumin. Ata shtojnë se qytetarët duhet ta ndalojnë pushtetin e kësaj qeveria, pasi sipas tyre, nuk është legjitime.

“E Majta” gjithashtu ka bërë thirrje për donacione për financimin e fushatës kundër referendumit, me qëllim që të informojë qytetarët përmes shërbimeve publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Haktan Rexhep Ismail nga kjo parti ftoi qytetarët e gjitha qyteteve që të dalin në protesta, të bllokojnë rrugët dhe të ngrisin zërin kundër, siç tha, marrëveshjes së dëmshme me Greqinë.

Sipas kësaj partie, ushtarët e Maqedonisë që do t’i merr NATO do të kthehen në litarë dhe qese plastike të copëtuar. Anëtarët e kësaj partie thonë se referendumi i 30 shtatorit patjetër duhet të bojkotohet.

Loading...