Sport

E pabesueshme apo jo, ky është koeficienti Itali-Shqipëri

212443412-8b06962a-cc03-4a94-a650-a3e3377b6ac9

Favoritë shumë i madh është Italia karshi Shqipërisë, në ndeshjen e vlefshme të grupit G të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll. Bastet e ndryshme konsiderojnë se italianët me lehtësi do ta mposhtin Shqipërinë, të paktën ashtu parashikohet në letër. Sipas “bwin” për fitoren e Italisë koeficienti është 1.22, barazimi 5.75 dhe fitorja e Shqipërisë shkon në 12.50. Ndërkaq “Interwetten” e favorizon edhe më shumë Italinë, e cila për fitore e ka 1.20, për barazim 6.50 dhe për fitoren e Shqipërisë 15.00.  Betsafe favorizon tepër Italinë, për fitore 1.17, për barazim  6.10 dhe për fitoren e Shqipërisë koeficientin është 22.00.

Këto janë disa nga bastet që parashikojnë koeficientin, por gjithçka do të shihet të premten e 24 marsit, se kanë apo jo të drejtë me këtë favorizim të madh. Sigurisht se të gjitha bastet bazohen në kualitetin e ekipit dhe dorën në zemër Italia është superfavoritë, edhe pse Shqipëria ka gjasa të befasojë për të mirë. Italia është në vend të katërt me 6 pikë, kurse Italian e dytë me 10 sosh sa ka edhe i pari Spanja në grup.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top