E plagos aksidentalisht nipin e tij

Kalasnikov
Mbrëmjen e së martës, një person në lagjen Arbana të Prizrenit e ka plagosur aksidentalisht me pushkë gjahu nipin e tij.

Sipas policisë në Prizren , pas hetimeve fillestare rezulton se i dyshuari kishte shtënë me pushkë gjahu me qëllim që t’i vras disa qenë endacak që po i rrezikonin fëmijët në oborrin e tij, mirëpo, aksidentalisht një saçmë e ka ndërruar kahjen dhe e ka goditur në zog të këmbës fqinjin e tij të cilin e ka nip.

Pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar vendimin për ndalimin e te dyshuarit për 48 orë, transmeton Klan Kosova.

Loading...