E pranon Osmani: Kundër TNS-së bëra gabime, është mësim për të ardhmen

Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani e ka pranuar se humbja e thellë (4-0) kundër TNS-së ka ardhur si rezultat i gabimeve të tij të bëra në formacion. Ai shtoi se duhet mësuar nga gabime të tilla dhe të mos përsëriten. Osmani shtoi se megjithatë me rëndësi është kualifikimi i Shkëndijës në turin e dytë të Championsit.

 

“Rezultati i ndeshjes së parë më jepte mundësi të ndryshoj formacionin, e që në fushë u pa se bëra gabime. Megjithatë, për Shkëndijën është me rëndësi që është në raundin tjetër të Ligës së kampionëve. Besoj se kjo është mësim i mirë për ne dhe në fillim u pa se ne njuk e kisbim atë frymën e duhur, nuk kishim agresivitet, duke rezultuar me humbje të thellë që na dhemb të gjithëve, por do të mundohemi të mësojmë nga gabimet dhe të mos na përsëriten në ndeshjet e ardhshme”, deklaroi trajneri Qatip Osmani.

 

“Nuk mund të gjejmë arsyetim për humbjen, pasi nuk luajtëm në nivelin që dimë të luajmë. E përsërisë me rëndësi është që Shkëndija është në raundin tjetër të Ligës së kampionëve”, theksoi ai.

“Përvec humbjes më brengos edhe lëndimi i Radeskit, por në futboll ndodhin gjëra të tilla dhe nuk mund tju shmangemi lëndimeve. Prej një vit që jam te Shkëndija kjo ishte ndeshja më e dobët e jona”, përfundoi trajneri Qatip Osmani.

Loading...