E prisnim të gjithë: Humanisti Halil Kastrati jep një lajm të mirë për djalin e tij

Ditë më parë u bë e ditur se hoxha dhe humanisti Halil Kastrati ka të sëmurë djalin e tij, Uvejsin.

Por të vetmen dëshirë që pati Kastrati për të gjithë ishte që secili njeri të lutet për shëndetin e djalit të tij, në mënyrë që ai të shërohet.

Ndërsa sonte është vet Halil Kastrati i cili ka dhënë një lajm të mirë. Duke falënderuar Zotin ai ka thënë se Uvejsi tashmë ka shenja pozitive, sado të vogla që japin shpresë të madhe për përmirësimin e gjendjes shëndetësore.

Postimi i plotë:

Elhamdulilah – Lajm i mire nga Uvejsi

Përshëndetje vëllezër e motra ku do që jeni,jam mirënjohës deri në frymën e fundit për lutjet e juaja,dhe interesimin që e keni bërë prej ditës së parë kur u informuat në lidhje me birin tim Uvejsin.

Nuk ka fjalë që mund ta them për të gjithë juve sepse shkrimet e lutjet e juaja që i keni drejtuar më kan bërë edhe më të fortë për ta përballuar këtë gjendje.

Pa dyshim që Zoti i Madhërishëm e ka në dorë secilin prej nesh dhe Ai është i Vetmi Shërues.

Ju bëj me dije se biri im Uvejsi elhamdulilah ka shenja pozitive, sado te vogla keto shenja, per ne jane shprese shume e madhe edhe pse terapia e tij do te jete afatgjate

Une dhe familja ime ju jemi mirenjohes te gjitheve dhe ju kerkojme falje dhe mirekuptim per mos kthimin e shume thirrjeve dhe mesazheve per shkake te angazhimeve me djale

Ju lutem mos na ndani nga lutjet tuaja

Faleminderit te gjitheve dhe Zoti ju shperblefte. (NJK)

Loading...