Disa çaste më parë një grua ka kërcyer në lumin Vardar. Menjëherë për ta shpëtuar atë në ujë janë futur dy persona, të cilët arritën ta nxjerrin gruan nga lumi. Por më pas ata filluan që ta sulmojnë fizikisht gruan. Në vendin e incidentit ka ardhur policia dhe Ndihma e shpejtë.
Nga MPB thonë se tek ata ka ardhur denoncimi për këtë rast dhe se do të dalin me detaje së shpejti.
Tre persona në fund e nxorën nga lumi, shkruan SDK , ndërsa në shëtitoren rreth lumit ishte një grup më i madh i personave që ndihmuan për shpëtimin e gruas. /SHENJA/

 

Loading...