Është kapur në kamerë momenti kur një shofer me Mercedes ngjyrë të zezë e shkel qëllimisht në kokë një kalimtar të pafajshëm dhe më pas ik nga vendi i ngjarjes në Birmingham të Britanisë së Madhe.

Në video, shoferi shihet duke tentuar të ikë nga vendi i ngjarjes, por një makinë tjetër tenton ta bllokojë atë, ndërkohë që viktima shihet e palëvizshme në rrugë, transmeton Express.

Kalimtarët e rastit i vijnë menjëherë në ndihmë viktimës dhe dëshpërimisht bëjnë përpjekje për ta mbajtur të gjallë.

Makina e ka shtypur aq fort atë saqë ai ka pësuar lëndime të rënda në tru.

Shoferi është vetë dorëzuar në polici më vonë, ku është arrestuar nën akuzat për tentim vrasje.

Viktima është dërguar në spital ku iu është nënshtruar operacionit dhe është në gjendje të rëndë.

Loading...