‘E vërteta e ndarjes fetare nga arbër në shqiptarë…’

Nga Piro Prifti

Kështu, nën presionin turk, i cili zbatoi strategjinë e posaçme anti-arbëresho-epirote, në fund të shekullit XVII- fillim shekullit XVIII, ndodhi dhe ndarja tragjike shpirtërore e fetare e popullsisë që fliste shqip me të gjitha pasojat që ndihen e dhe sot për shkak të dyzimit fetar dhe tradicional. Pra, problem i bashkimit të trojeve shqiptare dhe në përgjithësi i popullit shqiptar nuk është aq i lehtë, por në radhë të parë kërkon disa parakushte dhe zbardhje e së vërtetës sado e rëndë apo e lehtë të duket.

Ky fakt mund të shpjegohet edhe me frazën e Faik Konicës që tregonte: “Kur nisa luftën për çlirimin e Shqipërisë njëzet e pesë vjet më parë, kujtoja si shumë i ri që isha se problem ish vetëm një problem kombësie, d.m.th. se po të arrinte të zgjohej plotësisht ndjenja e kombësisë në zemër të shqiptarëve, themelimi i një Shqipërie të lirë, ish një punë e mbaruar posa të vinte rasti. Kur mu poq mendja më tepër, që pesëmbëdhjetë vjet e tëhu, kuptova se problem i Shqipërisë më tepër se kombëtar ish një problem moral. Në fjalë të tjera ky popull që të shpëtojë, ka nevojë më parë se çdo gjë tjetër, t`i stërvitet e t`i lartësohet karakteri, t`i zbutet e t`i spastrohet zemra”. Shumëkush që kërkojnë me patos e mllef kthimin e të kaluarës të “Jasha Padishah”, e kërkojnë bashkimin e trojeve shqiptare sikur ajo të ishte thjesht një copë kristali e thyer që mund të ngjitet lehtësisht.

Asnjëherë nuk mund të ndodhë ky fenomen nëpërmjet ngritjes artificiale të nacionalizmit, apo nëpërmjet sheriatit qe të kujton Kahrarnamenë e Lidhjes së Prizrenit e cila çoi përfundimisht në ndarjen e trojeve shqiptare ndërmjet fqinjëve. Nuk duhet harruar që në këtë ndarje të trojeve, pas 1878 morën pjesë dhe shqiptarët jomyslimanë, pra të krishterët që kishin gjetur strehë dhe mbështetje tek kishat përkatëse sllave, siç ishin shqiptarët ortodoksë të trojeve shqiptare të veriut ose shkiet, dhe shqiptarët ortodoksë të trojeve të jugut ose arvanitasit. Arsyeja? Arsyeja sipas tyre qëndronte se Arbëria dhe Epiri tashmë nuk mund të bëhen shtet më vehte, sepse janë të pushtuar nga turqit dhe se shqiptarët e fesë islame nuk janë shqiptarë! Këtu kanë ndikuar dhe kishat përkatëse, koha e gjatë nën pushtim, mundësia e artë e fituar pas humbjes së Turqisë më 1878 nga rusët.

Po përse ndodhi kjo ndarje kaq e fortë ndërmjet shqiptarëve e të dy feve kryesore, sepse të dy komunitetet ishin të sunduara nga turqit osmanlinj? Historia e është e dhimbshme dhe nëse duhet zbuluar e vërteta ajo nuk duhet të na kushtëzojë për të ardhmen e popullatës shqiptare dhe të trojeve shqiptare, por thjesht për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme në këtë realitet të ri ballkanik dhe Evropian, sigurisht nëpërmjet integrimit. Me tre rreshta (që në fakt kërkojnë qindra faqe shpjegime), problemet kryesore në trojet shqiptare dhe popullatën shqiptare të cilat kanë shkaktuar ndarjen jo vetëm të trojeve shqiptare, por një ndikim edhe të popullatës shqiptare qoftë ajo myslimane ashtu dhe ajo e krishterë, qëndron kështu:
– Pushtimi turk dëmtoi formimin e një shteti shqiptar të mirëfilltë i cili nëse historia do të ishte ndryshe nuk do të quhej Shqipëri, por Arbëri dhe Epir, sepse në radhë të parë dëmtoi binomin Fe+ Atdhe= Shtet, duke dëmtuar fenë. Disa mund të thonë se… po para pushtimit turk gjasat ishin për të formuar një shtet Arbëror të fortë që do të dominonte në Ballkan.

11479111891 21479111890

31479111889

– Arsyet se përse sundimi turk pati pasoja më të rënda në trojet shqiptare se sa në trojet e tjera ballkanike janë: kokëfortësia e krerëve shqiptare (arbërorë dhe epirotë) për të mos u nënshtruar; Resurse njerëzore dhe ekonomike me të pakta se Perandoria turke, ndihma evropianë e vogël

– Arsyet se përse turqit shkatërruan totalisht principatat arbërore, trojet, kështjellat, dhe dëbuan njerëzit ishin: pengesa e ashpër dhe e armatosur me armë, që i bënë shqiptarët kundër përhapjes së islamit, mos pranimi i vasalitetit për një kohë të gjatë, nxitja perëndimore

– Arsyet se përse turqit morën shumë shqiptarë të atëhershëm dhe i vunë në poste ekzekutive dhe ushtarake, ishte se raca arbërore dhe epirote një racë e lashtë, e bukur, trime, dhe e zgjuar, përbënte në fakt edhe strategjinë turke: pushto dhe lufto me komandantë dhe ushtarë jeniçerë (jo turq, por pengje të konvertuar),

– Argumenti se përse popullata shqiptare nuk u asimilua tërësisht me gjithë presionin e dhunën ishte: survivanca e popullatës nëpërmjet emigrimit (për të mos u dorëzuar dhe u konvertuar – ikën të pasurit e të mesmit), +nëpërmjet konvertimit në islam (për favore dhe pushtet, e kështu edhe një survivancë me efekte negative), +nëpërmjet ruajtjes së fesë duke kërkuar mbështetje tek Kishat Ortodokse që kishin lejen e Turqisë, por që shkaktoi humbjen e gjuhës, ose tek Kisha Katolike e cila gjithashtu pati të njëjtin efekt tek popullata që kërkoi strehim e mbështetje.

– Strategjia turke e islamizimit për trojet dhe popullatën shqiptare që nuk emigroi mund të paraqitet nëpërmjet gjashtë taktikave: vrasje për ata që nuk kthehen, pengje për ata që janë të lëkundur, taksa të rënda për komunitetin jo-islam, prishje e kështjellave, largim i banorëve dhe ndërtim i fshatrave e qyteteve në vende pa mbrojtje, dhe prurje popullate tjetër për të populluar fushat e kodrinat e trojeve shqiptare të braktisura, kryesisht nga Anadolli, Persia, Abkazia, dhënia e shpërblimeve dhe posteve ushtarako-administrative për të konvertuarit.

– Hakmarrja turke – osmanlie – ra shumë rëndë mbi shqiptarët dhe trojet e tyre pikërisht për tu hakmarrë ndaj shqiptarëve kokëforte të krishterë sepse vete sulltan Mehmeti II ( ai që pushtoi Konstandinopojën më 1453) tha për shqiptarët (Arbër-epirotët e atëhershëm ): “Nuk do lë gur mbi gur në Arbëri”. Dhe ashtu bëri, shkatërroi të gjitha kalatë. Madje dhe varrin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu e prishi, e dëmtoi, duke ja marrë edhe kockat “për hajmali”.

II

Në shkrimin tim të disa ditëve më parë “ Shkijet dhe shkipëtarët – ose Zanafilla e fjalës shqip dhe Shqipëri”, problemi se ku u zhdukën shqiptarët ortodoksë (dhe më pak ata katolikë) ishte një problem edhe “tabu” edhe pak misterioz, sepse në fakt ka patur të bëjë edhe me kalimin në një etapë të re të gjuhës së folur shqipe e sigurisht edhe në ndërrimin emrave dhe emërtimeve për shkak të dyzimit religjioz dhe prishjes së shtetit shqiptar për gati 500 vite. Shqiptarët në kufi me sllavet nuk emigruan, por zgjodhën një alternative tjetër të pathënë më parë nga historianët tanë: u afruan pas Kishës sllave ortodokse, sepse ajo kishte imunitet. Kjo i shpëtoi ata nga reprezaljet. E këtu fillon transformimi. Nga arbër në shqiptarë. Arbërit ortodoksë të mbrojtur nga Kisha sllave – i quajtën arbërit e konvertuar myslimanë si Shqep-tarë, kurse arbërit orthodokse i quajtën si Shqije-Shqja-nga shizma (që do të thotë shkep, ndaj).

Fjala shqiptar u ngeli arbërve dhe epirotëve te konvertuar në myslimanë; arbërit ortodoksë që u bashkuan nga halli me sllavët u quajtën shkije; epirotët ortodoksë u quajtën arvanitas; ortodoksët që flisnin shqip në trojet shqiptare u quajtën shqiptare kaurrë. Sipas F.Xharra: “Viti 1637 për Gjakovën sipas misionarit fra Bonaventura da Palacula, nga 500 shtëpitë e kësaj kasabaje vetëm 20 ishin katolike të tjerat ‘ il resto tutti Turche et Scismatici’ ( të tjerët shqiptarë myslimanë dhe shqiptarë shkije )”. Dhe mandej vazhdon: ”Per andare dalla parte del Settentrione sopra Jacova incominciano li Scismatici” -duke u ngjitur nga Gjakova në Deçan, në veriun e Gjakovës nëpër fshatra të gjithë fshatarët “shkizmatik”.

Në marsin e vitit 1683 dëshmitë e fra Kerubinit e japin pamjen demografike-statistike të rrethit të Gjakovës si “që nga Gjakova e deri në Deçan ishin të gjithë shkizmatik dhe Manastiri i Deçanit”. Pra frati Kerubini që nga Gjakova në Deçan i hasi “fshatrat shkizmatik” (“molte ville di Scismatici”)9Marre me shkurtim nga (XLpress)

51479111887

Loading...