Eco Guerilla kërkon burg për udhëheqësit e Jugohromit

Eco Guerilla ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së drejtorit të Jugohromit Vasko Skenderovski, se do të kërkojnë ndihmë nga Qeveria 12 milionë euro për vendosjen e filtrave. Nga kjo lëvizje kërkojnë që të mos vazhdohet me tendencën për manipulim dhe blerje kohe që bëhet këto 4 vite nga kjo kompani, si dhe kërkuan burg për udhëheqësit e Jugohromit, e jo 12 milion euro nga paratë e taksapaguesve, përcjell Poratlb.mk.

“Deri më sot asgjë nuk u bë për përmbushjen e të gjitha standardeve ekologjike. Në një ekonomi tregu të cilës i synon Maqedonia, nuk ka vend për ndihmë shtetërore të një super-ndotës.

Prandaj, kërkojmë nga organet kompetente, policia dhe prokuroria njësoj si në rastin e “REK Bitola” të ngrihet kallëzim penal për drejtorin dhe pronarin e Jugohromit dhe përgjegjësve të tjerë, për ndotje të ambientit jetësor.

Gjatë punës pa standarde ekologjike, kanë shkaktuar dëme të pariparueshme në shëndetin e qytetarëve, posaçërisht fëmijëve, ashtu edhe siç u vërtetua me të dhënat e Institutit të shëndetit publik të RM.

Jugohromi dhe udheëheqësia e tij , duhet të paguajë dëmshpërblim milionësh për helmimin që u ka bërë tetovarëve. Numri i fëmijëve të sëmurë ishte dyfish më i lartë në kohën kur punonte se sa kur ishte i mbyllur”, thuhet në reagimin nga Eco Guerilla.

Loading...