Alban Denuit, 32-vjeçar, kishte ligjëruar e ekspozuar në qytetin francez Bordeaux. Edhe ky person është viktimë e sulmeve terroriste në „Bataclan“ të Francës, transmeton “Lajm”.

Bëhet fjalë për arstistin vizual francez Alban Denuit, i cili është gjendur i vdekur në mesin e viktimave të sulmeve terroriste në Paris, mbrëmjen e së premtes. Artisiti i ri 32-vjeçar, me prejardhje nga Marmande (Lot-et-Garonne), kishte ligjëruar në Universitetin e Bordeaux me temën „Nga kanuni artistik në normat industriale“, shkruan gazeta zvicerane „20 Minutes“.

 

Loading...