Kryetari i partisë Lidhja e Romëve, Amdi Bajram, u bëri thirrje votuesve romë të dalin dhe të votojnë “PËR” në referendum. Qëndrimi i tij është se Maqedonia duhet të ketë referendum të suksesshëm, shkruan Makfax.
Ai ka ofenduar rëndë partnerin e deridjeshëm, VMRO-DPMNE-në, duke e krahasuar me gomar, transmeton Gazeta Lajm.
“Romët në Maqedoni edhe në referendumin e parë për pavarësinë e shtetit votuan në numër të madh. Në Maqedoni romët i kanë të gjitha të drejtat, ata janë në preambulë dhe në Kushtetutë dhe janë lojalë ndaj shtetit. Çdo herë japim gjithçka që mundemi. Besoj se më në fund edhe në VMRO-DPMNE do të mbizotërojë nacionaliteti. Bëhet fjalë për integrim në NATO dhe BE. Por, kur gomari ndalet dhe nuk dëshiron të ecë, patjetër duhet pak ta shposh (ngacmosh)”, theksoi Amdi Bajram.

Loading...