Sport

Edhe Bufon në listën e të ndëshkuarve, Mesi u ka shënuar 138 portierëve

Bufon-dhe-Mesi-470x415

Listës së gjatë të 138 portierëve që ylli argjentinas Leonel Mesi u ka shënuar deri tani, mbrëmjen e djeshme iu shtua edhe portieri i Juventusin, Xhanluixhi Bufon.

“Pleshti” nuk kishte arritur ta mposhte në përballjet e mëparshme italalianin, ndërsa me dopietën e djeshme u thye edhe tabuja duke klasifikuar kështu 39-vjeçarin në listën e të “ndëshkuarve.

Mesi ka shënuar në total 96 gola në 116 ndeshje në Ligen e Kampioneve. Ku 59 i ka realizuar në fazën e grupeve, ndërsa 37 në eliminim direkt, mesatarisht 0,83 më shumë se Kristiano Ronaldo.

To Top