Edhe Çairi ka një Xhordan, me 50 pikë të shënuara i siguroi ekzistencën Shkupit

Një javë para fundit të garave në play-out, basketbollistët e Shkupit siguruan mbetjen në Superligë, pas triumfit ndaj Kozhuvit me rezultat 103:84. Lojtari që ka shkëqlyer jo vetëm në këtë ndeshje ka qenë Xhordan Rid.

Amerikani që luan për skuadrën cairase për 39 minuta të kaluara në parket realizoi 50 pikë, pati vetëm katër huqje nga fusha (21/25), plus 12 kërcime dhe 7 asiste. Me 50 pikë të shënuara, ai pothuajse vet e mundi Kozhuvin.

Pas tij, u dallua edhe Dogbo me 22 pikë dhe 16 kërcime./lajm

Loading...