Edhe diaspora po i bojkoton zgjedhjet

Paraqitja e votuesve në diasporë përfundoi, ndërsa në Komisionin Shtetëror Zgjedhor deri me 12 maj do t`i presin raportet zyrtare nga përfaqësitë diplomatike për numrin e votuesve të paraqitur. Jo zyrtarisht numrat kanë qenë katastrof, transmeton TetovaSot.

Vetëm në Australi numri i votuesve të paraqitur ka qenë 700, ndërsa numri i përgjithshëm nga të gjitha kontinentet ka qenë 3.500. Dhe numri i votuesve shqiptar nga Maqedoni njashtu ka qenë i vogël. Në zgjedhjet e fundit parlamentare në vitin 2014 ai numri ka qenë pak më shumë se 8.000 votues nga diaspora.

Musa Lamallari, përfaqësues i diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe theksoi se për to është me rëndësi që të hapet një ministri e re e diasporës e cila do të punoje në tërheqjen e investimeve nga biznesmenët tonë jashtë.

“Partitë në Maqedoni duan vetëm të manipulojnë me votat e diasporës, dhe të mos bëjnë asgjë për t`i tërhequr”, theksoi Lamallari.

Loading...