Edhe Dimovski në bankën e të akuzurve

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski është paraqitur në gjykatë për rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale.

Kjo është akuza e parë për deputetin Ilija Dimovski, i cili është njëri nga shumë funksionarët e VMRO-së të cilët akuzohen për shkeljen të të drejtës zgjedhore, shkeljen e të shprehurit lirshëm të zgjedhësve, shkatërrimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për fushatë zgjedhore gjatë vitit 2012.

Mes të akuzuarve është edhe ish kreu I VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, si dhe Martin Protugjer, Kirill Bozhinovski, Mile Janakievski, Gordana Jankullovska dhe kryetari i Komunës së Pustecit Edmond Themellko.

Loading...