Komisari për zgjerim Johanes Hahn në rrjetin social twitter ka komentuar vendimin e presidentin Gjorge Ivanov.

“Në lidhje me zhvillimet e fundit në Maqedoni: Të gjithë liderët, përfshirë edhe presidentin, duhet të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve. Në një demokraci, shumica parlamentare duhet pranuar edhe nëse dikujt nuk i pëlqen. Që këtu, pres që të gjithë liderët dhe institucionet, në interes të qytetarëve të lejojnë që të rrjedhin proceset demokratike”, ka shkruar Hahn në rrjetin social twitter, përcjell “SHENJA”.

johanes-han

Loading...