Këtë javë në Gjykatën Penale do të jenë shumë persona të akuzuar në lëndët e Prokurorisë Speciale Publike.

Nga e marta deri të premten, janë caktuar gjashtë seanca gjyqësore. Më 24 janar fillon procesi gjyqësor për rrënimin e kompleksit ‘Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski, lëndë e emëruar “TNT”.

Në bankën e të akuzuarve do të ulen 7 persona, ndër të cilët janë edhe Nikolla Gruevski dhe Mile Janakievski, ndërsa gjykatës i kësaj lënde është Ognen Stavrev.

Më 23 janar duhet të mbahen tre seanca gjyqësore për rastet “Spiun”, ku gjykatës kryesor do të jetë Vlladimir Tufekxhiq, “Transporter”, që merret nga gjykatësja Dobrilla Kacarska dhe “Trust”.

Ditën e enjte është caktuar seancë për “Trust”, ndërsa të premten vazhdon procesi për lëndën “Tarifa”, të cilin sipas ndarjes së re të gjykatësve do ta ketë gjykatësja Sofçe Gavrillova Efremova.

Loading...