Edhe Komisioni Evropian e vërtetoi punën e ligjshme të Agjencisë

Raporti i revizorit shtetëror, ndaj të cilit u thirr Lupco Nikolovski ka të bëjë me raportet financiare për vitin 2014. Vërejtjet kryesore nga raporti kanë të bëjnë me evidencën e kontabilitetit dhe të gjitha në ndërkohë janë të korrigjuara, qëndron në njoftimin nga Agjencia për përkrahjen e bujqësisë, transmeton TetovaSot.

Në asnjë pjesë të raportit nuk është përmendur se mjetet nga programet e bujqësisë të cilat po i zbaton agjencia janë të paguara në mënyrë jo ligjore.

Në raport përmendet se ekziston rrezik në lidhje me lartësinë e llogaritur për përkrahje, pasi që në vendimin që dërgohet deri te shfrytëzuesi i fundit nuk janë të përmendura të dhënat për mënyrën se si është llogaritur përkrahja. Vendimi të cilin e jep agjencia i përmban të gjitha elementet e shënuara në pajtueshmëri me ligjin për procedurë administrative, ndërsa mënyrë e llogaritjes, gjegjësisht, kalkulimi është i përmbajtur në zgjidhjen softuerike iaks.

Duke përmendur se në një situatë kur Agjencia në nivel vjetor jep mbi 150.000 vendime individuale për përkrahje financiare, gati se është e pamundur që të njëjtat ta përmbajnë edhe kalkulimin individual duke e pasur parasysh zgjidhjen e vazhdueshme softuerike, qëndron në njoftim./TetovaSot/

Loading...