Kancelari autriak, Sebastijan Kurc, vend i cili për momentin kryeson me BE-në, më 7 shtator do ta viziton Maqedoninë, gjegjsisht tre javë para referendumit ku qytetarët do të dalin të votojnë Pro ose Kundër Marrëveshjes me Greqinë, transmeton Zhurnal.

Kurc në Maqedoni vjen me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev, i cili para referendumit ka ftuar edhe disa diplomat tjerë europian.

Në vizitën e fundit të Kryeministrit Zaev në Vjenë, në fund të muajit qershor, Kurc apeloi deri te qytetarët e Maqedonisë që në referendum të votojnë për emrin e ri “Maqedonia e Veriut”.

“Marrëveshja rreth emrit të shtetit me Greqinë është vendimtare për përparimin në procesin rreth afrimit të Maqedonisë në BE”, pati potencuar Kurc.

Ndryshe gjatë javës së kaluar Dojçe Vele shkruajti se Maqedoninë para referendumit do ta viziton Kancelarja gjermane, Angela Merkel si dhe kryeministrat spanjol dhe ai kanadez për të iu bërë apel qytetarëve që të votojnë Pro, gjegjësisht për ta ndihmuar kryeministrin Zaev që referendumi të del i suksesshëm.

Loading...