Edhe ky klub i madh në garë për Shaqirin

Liverpooli ka hyrë në garë për Xherdan Shaqirin, shkruajnë mediat e huaja. “Starsport” mëson se “Reds” janë të interesuar që ta sjellin 26 vjeçarin në “Anfield Road”.
Jurgen Klopp dëshiron lojtarë kualitativë për ta mbështetur treshen Mohamed Salah, Roberto Firmino e Sadio Mane.
Stoke City ra nga Premierliga dhe Shaqiri e ka paralajmëruar largimin nga ky klub, pasi e kaloi një sezon fantastik në nivelin personal.
Futbollisti kosovar mund t’i kushtojë nënkampionit evropian 12 milionë funte. Atë e duan edhe Evertoni e Southamptoni. /zeri.info

Loading...