Stalini e as Lenini nuk e kanë zbuluar “kombin kosovar”, por Nexhmedin Spahiu.  Prandaj, logjikisht, njerëzisht dhe ligjërisht për atë farë “kombi melez” nuk janë fajtorë as Stalini, as Lenini e as Putini, por vetëm Nexhmedini, askush tjetër

 

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Që në fillim,  dua të nënvizoj se ky ese nuk flet për Stalinin si lider historik dhe politik  të Bashkimit Sovjetik, por vetëm për PËRKUFIZIMIN  e tij shkencor për “KOMBIN”.

Mirëpo, këtë përkufizim të drejtë dhe të pranueshëm shkencërisht të Stalinit, “babai” i “kombit kosovar”, Nexhmedin Spahiu   e konteston se gjoja “Stalini e ka barazuar etninë me kombin”. Ky farë “shkencëtari  i madh”   me ambcie dhe me fuqi  ëndërrimtare të fabulës “Bretkoca”  të shkrimtarit frëng Jean de La Fontaine,  veç “zbulimit të gabimit” të përkufizimit të Stalinit, hedh  “spirancën” e injorancës doktrinare, edhe në baltimin e të gjithë “akademikëve dhe  të institucioneve arsimore të Kosovës”, se gjoja, edhe ata kanë bërë të njëjtin gabim, duke e “barazuar etninë me kombin”. O tempora o mores!!!

 

“Kombi kosovar” qenka “kopje e kombit shqiptar”!?

 

-Po si mund të pohohet dhe të  shkruhet diç e tillë, kur mbi 90 për qind të shqiptarëve në Kosovë, janë ORIGJINALI I KOMBIT SHQIPTAR, JO  kurrfarë kopjeje. Madje, asnjë nga minotetet e tjera, që përbëjnë të ashtuquajturin “komb kosovar”, në aspekt nuk janë “kopje” të KOMBIT SHQIPTAR, sepse nuk kanë asgjë të përbashkët me shqiptarët.

 

-Po, ku ka kësi fenomeni negativ në botë, kur “shkencëtari” Nexhmedin Spahiu, “kombin  kosovar” e quan “kopje origjinale” të KOMBIT SHQIPTAR, si dhe “komb monoetnik”, kurse KOMBIN SHQIPTAR e quan MULTIETNIK?! – Çfarë “shkence e thellë perëndimore”, çfarë ideali, çfarë patriotizmi,  çfarë nacionalizmi dhe evropianizmi është ky?!

 

–  O, Zot i madhërueshëm, ruana prej  “shkencëtarëve” të tillë, që për t’i mbushur xhepat e vet dhe për të hapur ndonjë burektore ose firmë private, shtrembërojnë edhe shkencën, edhe parimin, edhe drejtësinë, edhe të vërtetën universale.  Ky farë soji “shkencëtarësh” janë oponentët dhe armiqtë më rrezkishëm të shkencës, të diturisë, të arsimit, të kulturës, të  kombit, të atdheut dhe të vlerave universale të përbotshme.

 

Stalini  nuk e ka njëjtësuar etninë me kombin!

 

-Kjo është farsë e thjeshtë dhe e zhveshur nga çdo argument dhe justifikim shkencor.

 

-Duhet nënvizuar se që nga viti 1913, kur Stalini ka formuluar  përkufizimin  se kur dhe si mund  të formohet një komb, as shkenca lindore e as ajo perëdimore nuk e ka hedhur poshtë si nocion klasik, edhe pse, që atëherë e deri më sot (1913-2018) janë zhvilluar teori të panumërta  moderne  për “kombin”,  për  “shtetin” dhe për “nacionalizmin” nga shumë shkencëtarë të njohur botërorë (Ernest Gellner, Anthony D. Smith, Benedict Anderson, John Breuilly, John Hutchinson, John Armstrong, Buchanan Allen, Connor Walker, Karl Deutsch, Eric Hobsbawn, Hugh Seton-Watson, Renan, Fihte, Margaret Moore… etj.).

 

Mirëpo, ndyrshe nga të gjithë  këta teoricienë të derisotëm, që kanë trajtuar  përkfizimet e tyre teorike    shkencore për “kombin” dhe për  “nacionalizmim”,  i vetmi është “mbishkencëtari”  i “kombit kosovar”, Nexhmedin Spahiu,   i cili e ka shpifur Stalinin, se gjoja ai e pasksha ngatërruar “etninë” me “kombin”! Mirëpo, kjo është vetëm një gënjeshtër sui generis sa për ta jusitifikuar  injorancën e vet Spahiu, i cili qe 14 vjet (2004-2018)  ende nuk ka mësuar ta bëjë DALLIMIN  e  nocionit “komb”  nga nocioni  “shtet”.  Pikërisht,  kjo padituri  ka qenë motivi  kryesor  i tij, që t’i shkruante dy libra paçavure për të ashtuquajturin “komb kosovar”,  i cili e konteston dhe e mohon KOMBIN SHQIPTAR. Kjo është “merita shkencore” e tij, jo e Stalinit, as e Leninit, as e Putinit…, as shkencës së Evropës Lindore e as asaj Perëndimore.

 

Madje, përpos këtij gabimi shpifës  të pajustifikueshëm të “shpërdredhjes” së kuptimit të përkufizimit të konceptit të Stalinit, “babai” i “kombit kosovar” bën edhe një gabim  absurd, iracional,  të pafalshëm dhe vulgar, kur këtë ua mvesh  tërë elitës akademike të Kosovës, si dhe institucioneve arsimore të saj, në vend se  t’i kërkonte falje gjithë kombit shqiptar për baltosjen  dhe për mohimin e  tij me  njëfarë “kombi” të fantazuar, të ashtuquajtur “kombi kosovar”. Këso farë krijese fantome askush deri më sot nuk ka zbuluar, në asnjë meridian dhe paralele  të globit tokësor.

 

– Po, si  mund formohet “kombi kosovar”  brenda natës ( kur  shkencërisht është vërtetuar se kombi është një proces shumëshekullor), pa asnjë element të përbashkët të tij: as histori, as gjuhë, as kulturë, as traditë, as  mite, as zakone, as simbole etnike…etj.?

 

– E, ajo çfarë është komike dhe më absurde (cirk si në kopshtin zoologjik të Beogradit)  Nexhmedin Spahiu këtë farë lloji kombi e quan hiq më pak se “KOMB NJË-ETNIK”, kurse kombin shqiptar e quan “KOMB SHUMË-ETNIK” ( N. Spahiu, 2014: 177) ?!

 

-Çfarë “shkence e thellë”!?  -Nonsenset e këtilla nuk mund të numërohen, por, po  i  përmendim edhe dy-tri sosh.

 

1) “Kombi kosovar është kopje e kombit shqiptar me një distancë kohore jo më pak se 96 vjet”( Po aty,f.175).
 

Po, si është e mundur, që pjesëtarët  e ”kombit kosovar” (shqiptarë, serbë, turq, malazezë, romë, ashkalinj, goranë…etj.) paskanë pasur një ide, një objektiv  dhe një luftë të përbashkët 100-vjeçare për të formuar “kombin kosovar”?!
 

2) Kësaj popullorqe  i thonë  me “rrenë mbi rrenë, nuk  ndërtohet kalaja e “kombit kosovar”, kur “babai”  i tij, N.Spahiu, thotë se “ Plani i Ahtisarit në Pikën 1.7 flet  në mënyrë  implicite dhe eksplicite  për kombin kosovar dhe simbolet e tij kombëtare…por, është e turpshme që Presidentja, Kryetari i Parlamentit dhe Kryeministri i Kosovës nuk e dinë  këtë të vërtetë.” (Po aty, f.173).

 

Plani i Ahtisarit flet për shtetin, jo për kombin e Kosovës

 

Pikërisht, “Pika 1.7”  e Planit të Ahtisarit sheshit  nxori në sipërfaqe paditurinë  e Nexhmedin Spahiut, sepse fjalën “NATION”  në anglishte, gabimisht e ka përkthyer  në fjalën  ‘KOMB” në gjuhën shqipe,  e që në të vërtetë nuk është fjala për “KOMB”, por  vetëm për  “SHTET”. Kjo është “Nyja e Gordit” e pazgjidhshme për “shkencën” e N. Spahiut, sepse as Plani i Ahtisarit, as Amerika e as aleatët e saj, si dhe, as vendet e tjera, që deri më sot e kanë njohur Kosovën (mbi 100 sosh) nuk kanë njohur kurrfarë “kombi kosovar” (kjo është propagandë antishqiptare, antiamerikane, antievropiane dhe antindërkombëtare), por kanë NJOHUR  vetëm SHTETIN E KOSOVËS, që në anglishte i bie ‘KOSOVAR NATION”, term ky, që assesi nuk është i  barasvlershëm me nocion “KOMB”. Për  këtë  kemi shkruar dhjetra herë (2010-2018). Mirëpo, kot, kujt  t’ia thuash e kujt t’ia  leçitësh të vërtetën dhe argumentin?!

 

I vogël është N. Spahiu, që ta hasmërojë elitën akademike të Kosovës me Amerikën dhe me Evrpën Perëndimore

 

-Sepse as Qosja,  as akademikët e tjerë të Kosovës e as ASHAK-u nuk e kanë   “barazuar etninë me kombin”, porse  me plot të drejtë dhe me argumente kanë hedhur poshtë “foshnjën” e trilluar “komb kosovar”. Kjo është e vërteta,  jo kurrfarë “stalinizmi”,  i shpifur në adresën e gabuar nga  N.Spahiu.

 

Prandaj, derisa të ketë akademikë sikurse akademiku-RILINDËSI ynë shqiptar Rexhep Qosja, në Kosovë  kurrë  nuk do të ketë  “komb  kosovar”. Pavarësisht se Nexhmedin Spahiu ( me tri pasaporta), i shtirur si “properëndimor” me gënjeshtra dhe me improvizime pseudoshkencore në mbrojtjen e “kombit kosovar” qe 14 vjet (2004-2018) intensivisht po lufton që, jo vetëm akademikun Rexhep Qosja, por edhe të gjithë akademikët dhe intelektualët  e tjerë shqiptarë të Kosovës,   t’i nxijë, t’i  anatemojë dhe t’i vërë nën hipotekën  ideologjike antoperëndimore, duke  i quajtuar “stalinistët” dhe të “paditur”!?

 

Ndërkaq, vetë N.Spahiu është KUNDËR PERËNDIMIT  me provokimin e një kombi të ri, të cilin e quan “komb kosovar”,  sepse Amerika dhe Evropa Perëndimore  kanë njohur vetëm  një shtet kosovar, ashtu siç thuhet edhe në Kushtetutën e Kosovës (15 qershor 2008). Kjo është e vërteta, jo  “kombi kosovar”, që në mënyrë flagrante bie ndesh me strategjinë e globalizmit dhe të rendit të ri botëror.

 

Prandaj, jo akademiku Qosja e as akademikët e tjerë të Kosovës nuk janë antiperëndimorë, pse nuk e njohin “kombin kosovar”, por vetë “globaslisti”  dhe kozmopolitisti i rremë,  Nexhmedin  Saphiu  me shpifjen e “kombit të ri kosovar”,  është kontradiktor  me perëndimin, si dhe i konfrontuar dhe i papranueshëm për globalizimin, fenomen ky gjithëbotëror, që nuk aspiron  krijimin e kombeve të reja, por lufton për shkrirjen e kombeve të vejtra në një “shoqëri  globale”, të integruar ekonomikisht, politikisht dhe,  sipas strategjisë së krijimit dhe të funksionimit  sistemit të tregut të lirë, të qarkullimit, të shitjes dhe të këmbimit të mallrave, të lëvizjes së lirë të kapitaleve dhe të njerëzve të vendeve të ndryshme, të bashkëpunimit dhe të komunkimit të përbashkët në fushën e informacioneve dhe të të arrirave më të reja në shkencën kompjuterike digjitale në dimensione ndërkombëtare, jo të mbylljes rajonale brenda kufijve nacionalë sikurse  dikur në periudhën e luftës së ftohtë (1948-1989) të sistemit bipolar.

 

“Kombi kosovar”-një ambicie narcisoide jashtë kohe dhe hapësire të  integrimeve evropiane dhe të globalizmit

 

-Është vetëm një ëndërr e trishtë dhe, një ambicie  e shkretë e parealizueshme individuale e Nexhmedin Spahiut, sepse mbi 90% të shqiptarëve të Kosovës  janë pjesë integrale e KOMBIT SHQIPTAR. Kështu që  shqiptarët nuk  kanë nevojë edhe për  njëfarë fantazme, të ashtuquajtur “komb kosovar”, por, vetëm  për ribashkimin me  gjithë kombin shqiptar të Shqipërisë Etnike.

 

Për shkak të injorancës së vet të keqkuptimit dhe të keqinterpetimit të teorive shkencore për “etninë”, për “kombin”, për “shtetin” dhe për “nacionalizmin”, koncepte këto, të cilat, ende nuk i ka të qarta dhe, nuk   di t’i dallojë vetë  Nexhmedin Spahiu, i cili pa fije turpi,  këtë padituri të tij ua ka mveshur të gjithë akademikëve, Akademisë dhe institucioneve arsimore të Kosovës. Në veçanti ka stigmatizuar  akademikët Rexhep Qojsa dhe Mehmet Kraja, sepse ia kanë   “djegur çergen”, duke përtrollisur  tezat antishkencore  të “kombit kosovar”.

 

Me një fjalë,  “babai” i “kombit kosovar”, i falimentuar si shkencëtar, ngushëllimin dhe vetëkënaqësinë e tij primitive e ka gjetur në shpifjen e përkufizimit shkencor të  nocionit “komb” të Stalinit, duke e përfolur se gjoja ai ka bërë “barazimin e etnisë dhe të kombit”.

– E, ajo çka është më iracionale dhe më skandaloze, Nexhmedin Spahiu këtë shpifje të trilluar për Stalinin ua “qepë” ajkës akademike të Kosovës, se kinse edhe këta si Stalini “nuk kanë ditur ta bëjnë dallimin mes etnisë dhe kombit” !?

 

Në të vërtetë, N.Spahiu është vetë i paditur, sepse që nga 2004, kur ka publikuar librin e parë “Drejt kombit kosovar” e deri më 2014, kur botoi edhe librin e dytë “Foshnjëria e kombit kosovar” ka dëshmuar se ende nuk di ta bëjë dallimin mes  “kombit” dhe  “shtet”, edhe pse për këtë, i pari, ishte akademiku Rexhep Qosja që i ka  leçitur shkencërisht  se   ç’është kombi e ç’është shteti.

 

Mirëpo, ky ende vazhdon me avazin e vjetër të “shkencës” së tij, duke duke e barazuar kombin me shtetin,  edhe pse këto nocione  nuk janë të barasvlershme me njëra-tjetrën.

 

 

Stalini e njeh gjuhën si element të kombit, por, jo, edhe  Nexhmedin  “komb kosovari”!!!

 

 

Ja, ky është “zeniti shkencor” i  Nexhmedin Spahiut,  i cili, krahas Stalinit  ka akuzuar tërë elitën akademike dhe institucionet arsimore  të Kosovës, se gjoja sikurse Stalini  “kanë bërë barazimin e etnisë me kombin” !?

 

Mirëpo, ky është vetëm një konstatim vulgar dhe i shpifur nga N. Kelmendi, kur thotë se “Në Kosovë në të gjitha instituccionet e arsimit, e vetmja njohuri për kombin është në përkufizimin e  Stalinit ku vihet shenja e barazisë mes kombit dhe etnisë. Në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës të Kosovës, vështirë se gjendet ndonjë akademik që di ta bëjë dallimin  mes kombit  dhe etnisë. Dy prej  këtyre akademikëve, Rexhep Qosja dhe Mehmet Kraja, e kanë treguar botërisht mosdijen e vet lidhur me këtë dallim.” (Nexhmedin Spahiu, Foshnjëria e  kombit kosovar, Prishtinë, 2014, f.173).
 

Kjo është një e pavërtetë e madhe, sepse ja se ç’thotë  Stalini për kombin në përkufizimin e tij :”  Historikisht kombi është formuar si një bashkësi e qëndureshme e njerëzëve në bazë të gjuhës, të territorit, të jetës ekonomike , të  konstitucionit psikologjik dhe kulturor të përbashkët.” ( Shih në: Stalin, ‘Marxism and the National Question, pp. 303-314).

 

Në këtë përkufizim, Stalini, në asnjë fjalë a fjali nuk  e ka përmendur elementin etnik, e as nuk ka  bërë “barazimin” e tij me “kombin”, ashtu siç ka shpifur N. Spahiu në librin e tij të sipërtheksuar. Ndaj, akuza e tij perfide dhe urrejtëse ideologjiko-politike ndaj Stalinit, si dhe ndaj gjithë elitës  dhe institucioneve akademike të Kosovës, duke i quajtur “stalinistë të paditur”, se gjoja  kanë bërë “barazimin e etnisë dhe kombit”, është e paqëndrueshme dhe e pajustifikuese, sepse as Stalini , as askademikët e ASHAK-ut nuk kanë  bërë një gabim të tillë të shpifur nga “babai” i “kombit kosovar”, N.Spahiu. Thjesht, për faktin se  një gabim i tillë  nuk figuron në nocionin e   konceptuar të Stalinit.

 

Shkenca e Stalinit dhe përralla e Nexhmedinit

 

Për të mos u keqkuptuar në opinion publik, siç vura në dukje që në fillim të këtij punimi, është e domosdoshme të thuhet e vërteta historike, duke  rikujtuar  se shqiptarët e Shqipërisë Etnike, që në shekullin XX kanë qenë me ide dhe me prirje properëndimore, në veçanti, që nga periudha e  ish-presidentit amerikan Woodrow Wilson, i cili më 1915 dhe më 1919-1920 në Konferencën e Paqes së Parisit, shpëtoi ricopëtimin e territoreve të Shqipërisë Etnike nga kolonizatorët sllavë të Ballkanit (Serbia, Mali i Zi dhe Greqia).
 

Kjo traditë dhe miqësi historike e lashtë shekullore e marrëdhënieve politike  të Shqipërisë me Amerikën  e Uilsonit, në veçanti u rimëkëmb dhe u thellua më 1999, kur presidenti historik amerikan Bill Clinton dha urdhrin, që të bombardohej Serbia çetniko-fashiste  e Slobodan Miosheviqit, me qëllim që të ndëshkohej gjenocidi i saj  ndaj 2 milionë e gjysmë shqiptarëve dhe, që Kosova të çlirohej dhe shkëputej përgjithmonë nga Serbia kolinialiste dhe hegjemoniste (1912-1999).
 

Në këtë kontekst, askush nuk ka të drejtë që shkencëtarët dhe akademikët e Kosovës ( siç është Rilindësi Rexhep Qosja ….etj.) t’i ofendojë dhe t’i keqinterpretojë se gjoja  “janë stalinistë” për shkak se si Akademiku Qosja, ashtu edhe disa të tjerë  me plot arsye  dhe, mbi baza shkencore i kanë përtrollisur  “tezat” pseudoshkencore të ashtuquajturit “komb kosovar” të Nexhmedin Spahiut, të pasqyruara në dy librat e  tij: “Drejt kombit kosovar” (2004) dhe “Foshnjëria e kombit kosovar” (2014).
 

Për më tepër  “shpata shkencore” e N.Spahiut  “kap” edhe më gjerë  të “paditurit akademikë” si i ka quajtur ai, duke e provokuar dhe turpëruar tërë shkencën dhe arsimin e Kosovës, se  gjoja “Në Kosovë në të gjitha instituccionet e arsimit, e vetmja njohuri për kombin është në përkufizimin e  Stalinit ku vihet shenja e barazisë mes kombit dhe etnisë. Në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës të Kosovës, vështirë se gjendet ndonjë akademik që di ta bëjë dallimin  mes kombit  dhe etnisë. Dy prej  këtyre akademikëve, Rexhep Qosja dhe Mehmet Kraja, e kanë treguar botërisht mosdijen e vet lidhur me këtë dallim.” (Nexhmedin Spahiu, Foshnjëria e  kombit kosovar, Prishtinë, 2014, f.173).

 

Kjo akuzë çmendurake primitive në adresën  kolektive të elitës dhe të institucioneve akademike dhe arsimore të Kosovës, se të gjithë “qenkanë të paditur” në këtë çështje, përveç Nexhmedin Spahiut, vërtet tregon “nivelin akademik, etik, kluturor dhe arsimor” të tij!?

 

Në këtë floskulë politiko-propagandistike antishkencore dhe antikombëtare shqiptare, pikërisht për shkak të mosdijes së N. Spahiut, që të bëjë dallimin mes etnisë, kombit dhe shtetit. Këtë padituri dhe antishkencë  të veten ua atribuon akademikëve, Rexhep Qosja, Mehmet Kraja dhe tërë ASHAK-ut, si dhe të  “gjitha institucioneve të arsimit në Kosovë” me akuzën e paskrupullt se gjoja askush  nga elita intelektuale akademike  dhe institucionet e theksuara në Kosovë,  “nuk po ditkanë” se ç’është etnia dhe ç’është kombi?!
 

Gjithë këtë mllef, gjithë këtë injorancë, gjithë këtë urrejtje, gjithë këtë poshtërim dhe, gjithë këtë ofedim pa “tavan”, pa kurrfarë argumentesh valide shkencore ndaj elitës akademike dhe ndaj  të të gjitha “institucioneve arsmiore të Kosovës”,  autori i “kombit kosovar”, Spahiu e ka derdhur me motivacionin se  “është i vetmi shkencëtar   i ditur properendimor”!?

Ndërkaq, të gjithë akademikët e tjerë me Rexhep Qosjen dhe me ASHAK-un në krye, si dhe të gjitha institucionet e arsimit në Kosovës, “janë analfabetë” dhe “prostalinist”, sepse  asgjë nuk dinë tjetër veç  përqafimit të “përkufizimit të kombit të Stalinit”!?
 

Një konkluzion i tillë nuk ka asnjë lidhje me teoritë shkenore për “kombin” qofshin të autorëve perëndimorë,  qofshin të atyre lindorë ngase shkenca e mirëfilltë është e pranueshme dhe e aplikueshme edhe për Perëndimin, edhe për Lindjen pavarësisht nga autorët e tyre dhe nga sistemet e ndryshme ideologjiko-politike të vendeve të tyre.
 

Prandaj, është marrëzi dhe padituri sui generis, që sot, në shekullin XXI, Nexhmedin Spahiut,  gjoja  “t’i tregojë” Amerikës dhe Evropës Perëndimore, se kush ishte Stalini, dhe se kush  “janë stalinistët” në Kosovë, që mbështesin konceptin e “gabuar komb” të Stalinit, dhe nuk e pranojnë  “konceptin e drejtë shkencor” të përkufizimit të “kombit kosovar” të Nexhmedin Spajiut!?
 

– Po, kjo është 100 herë marrëzi dhe 1000 herë padituri sui generis.-Po, a ka më komike, më çmenduri dhe më verbëri se  ky provokim “shkencor” i Spahiut?

 

–Po, kur Evropa perëndimore dhe Amerika  dinë për shkencën,  për kulturën, për ideologjinë politike dhe për sistemet politike ruso-sovjetike-ruse, nexhmedinët dhe  shqiptarët e  Ballkanit kanë qenë në “bisht lahute”. Me një fjalë, kur Evropa Perëndimore dhe Amerika kanë pasur lidhje dhe bashkëpunim  të ndërsjellë me shkencën, me artin, me kulturën dhe me historinë  e Rusisë, përkatësisht të BRSS-së,   “babai i kombit kosovar”  nuk ka qenë  i lindur fare.

 

Prandaj, shqiptarët nuk kanë pse t’u  tregojnë Amerikës dhe Evropës Perëndimore, se kush ishte Rusia cariste, Bashkimi Sovjetik dhe, sot Rusia e Putinit. Kjo është logjikë primitive, flertuese dhe anticivilizuese, të mundohesh t’u tregosh amerikanëve dhe evropianëve perëndimorë, se “shkenca ruse nuk paska karakter universal”, duke  e ngatërruar me ideologjinë e sistemit komunist. Kjo nuk duhet njëjtësuar në asnjë mënyrë, sepse ideologjia politike është një, kurse shkenca e mirëfilltë është diç tjetër mbase ka karakter universal në shërbim të gjithë njerëzimit në mbarë botën.

 

Kush është Nexhmedin Spahiu, të mos e pranojë përkufzimin  e nocionit “komb” të Stalinit?!

 

Me gjithë ambicien infantile të Nexhmedin Spahiut (që  të tregohet si “shkencëtari më i  madh properëndimor dhe lindor”, që Stalinin e urren mbi bazën ideologjike politike komuniste, jo pse ky në mënyrë të gabuar e ka përkufizuar nocionin “komb”, se gjoja sipas N. Spahit “Stalini pasksha vën simetrinë  mes etnisë dhe kombit”!?
 

Kjo është shpifje e kulluar propagandistike e ponderuar  sipas krundeve dhe tagjisë së  “grazhdit” të shkarravitësve pseudoshkencorë të kozmopolitëve të “globalizmit ballkanik dhe evro-lindor”, që në fokus ka e shpërfytyrimin e etnisë, të gjuhës, të kulturës, të artit, të muzikës dhe të identitetit kombëtar, si dhe shfrytëzimin ekonomik… etj.

 

Ky përkufizim  i Stalinit, në asnjë aspekt dhe, në asnjë kuptim nuk e “ barazon etninë me kombin” (asht siç  ka spekuluar dhe akuzuar rrejshëm, pa asnjë argument Nexhmedin Spahiu në librin e tij “Foshnjëria e kombit kosovar”, 2014, f. 173).
 

Për më tepër, në  përkfizimin e tij, Stalini nuk e mohon gjuhën si element kryesor të kombit,  sikurse  “shkenca” e Nexhmedin Spahiut, e cila gjuhën nuk e njeh si element përbërës të nocionit komb.
 

Gjithashtu, ky përkufizim i Stalinit, në asnjë segment nuk e njëjtëson  “kombin” me “shtetin”, ashtu sikurse teza “përrallë me tupan” e përkufizuesit të “kombit kosovar”, N.Spahiu,  i cili në mungesë të njohurive teorike shkencore ka tërhequr shenjën barazuese të “kombit” dhe të “ shtetit”. Ky është hendikepi profesional i autorit të “kombit kosovar”. Ndryshe, sikur Nexhmedin Spahiu të kishte ditur ta bënte dallimin e termave “komb” dhe “shtet”, sigurisht se nuk do bëhej “përrallë me tupan” me “kombin kosovar”, edhe për faktin  e parrëzueshëm se Amerika  dhe Evropa Perëndimore nuk kanë njohur kurrfarë “kombi kosovar”, por vetëm një shtet kosovar, që përbëhet nga shtetasit e saj: shqiptarë, serbë, turq, malazezë, goranë, ashkalinjë, romë, egjiptianë, boshnjakë myslimanë, kroatë etj.
 

Sa më sipër “përkufizimi” i nocionit të kombit të autorit N. Spahiu nuk është i pranueshëm  as për përkufizimin e kombit sipas Stalinit dhe, për asnjë përkufizim të derisotëm të kombit sipas teoricienëve të tjerë perëndimorë dhe lindorë, që kanë shkruar për kombin dhe për nacionalizmin (Ernest Gellner, Anthony D.Smith, Margaret Moore,  William Pfaff,  Rogers Brubaker, Wayne Norman… dhe shumë  shkencëtarë të tjerë nga shkencat e antropologjisë, të etnologjisë, të historisë, të sociologjisë, të psikologjisë , të politikologjisë etj.

 

Ajo çfarë është e rëndësishme nga këndvështrimi ynë, duhet vën në spikamë se, asnjëri prej këtyre studiuesve

 

ndërkombëtarë ( të shkencës perëndimore dhe  të asaj lindore) nuk e ka kritikuar Stalinin sikurse Nexhmendin Spahiu, se gjoja ai  “ e ka barazuar etninë me kombin” mbase një gabim i tillë  i shpifur nga pseudosheknca e N. Spahiut nuk figuron në përmbajtjen e përkufizimit të kombit  të Stalinit.
 

Në këtë rast,  shpifja e  tillë antishkencore e Stalinit  u vihet në “qafë”, edhe   të të gjithë “akademikëve, ASHAK-ut, sidomos akademikëve Rexhep Qosja dhe Mehmet Kraja, si dhe të të gjitha institucioneve të arsimit të Kosovës”, duke  i akuzuar kolektivisht për “mosditurinë” e tyre, që të bëjnë “dallimin mes etnisë dhe kombit”.(Shih: N. Spahiu, 2014:173).
 

Me gjithë këtë denoncim antietik, antiprofesional dhe shpifje propagandistike kolektive të N. Spahiut, drejtuar në adresën e gabuar të akademikëve, të Akademisë së Shkencave dhe të Artve dhe të institucioneve të arsimit të Kosovës, në asnjë rresht të përkufizimit të nocionit “komb” të Stalinit nuk figuron “simetria mes etnisë dhe kombit”. Përkundrazi,  përkufizimi i termit “komb” të Stalinit përfshin elementet thelbësore  dhe njësuese të formimit të një kombi të mirëfilltë, jo të imagjinuar dhe të imponuar politikisht sikurse “kombi kosovar” i Nexhmedin Spahiut, i përimituar sipas  “konceptit postmodern” të  “bashkësive të imagjinuara” të autorit Benedict Anderson, ku thotë se “Kombi është një bashkësi e imagjinuar politike , e cila, thelbësisht është edhe  e kufizuar, edhe sovrane”  (B. Anderson, 2016: 6).

 

Këtë konkluzion e mbështet, edhe  shkencëtari i famshëm I teorieve mbi kombin dhe mbi nacionalizmin, Anthony D. Smith, i cili në nocionin “komb”  të Stalinit nuk ka ndeshur në “gabimin e konstatur” të N. Spahiut, se gjoja “Stalini ka barazuar etninë me kombin”, por vetëm  ka shtuar një element zgjerues të tij, duke  nënvizuar se “Stalini nuk e ka theksuar në veçanti elementin politiko-organizativ, i cili,  njëherazi e forcon edhe sovranitetin e një bashkësie të caktuar.”
 

Mirëpo, me gjithë këtë “vërejtje plotësuese” të teoricient Anthony D.Smith, përkufizimi i Stalinit për “kombin”, ipso facto nuk ka pësuar kurrfarë  “avarie”  në kuptimin  e formulimit klasik shkencor të tij për faktin se “elementi” i sovrantitet ka të bëjë më tepër  me konceptin  “shtet”, sepse pa formimin e tij, nuk mund të garantohet “organizimi politik dhe qëndrueshmëria e sovranitetit të kombit”.

 

Shkenca e mirëfilltë me vlera universale nuk është rob e as kurrfarë objekti i ideologjive, i partive dhe i sistemeve të ndryshme politike botërore. Ajo që është shkencë, nëse është me vlerë universale, është e pranueshme për të gjitha rendet ndërkombëtare. Ndërkaq, ajo që nuk është shkencë, nuk është e pranueshme për asnjë rend shoqëror (qoftë kapitalist apo socialist). Në këtë kontekst nuk vlen kurrfarë kompromisi politik, vardisje ose flert me shkencën, pavarësisht nga emri, origjina, vendi, sistemi ideologjik partiak, religjioni etj.

 

E pranuan, se pranuan analfabetët e teorive për “kombin”, Stalini  ka dhënë përkufizimin e pranueshëm shkencor për nocinin “komb”, të cilin nuk e pranon vetëm “babai” i “kombit kosovar”, Nexhmedin Spahiu, i cili ka shpikur një komb të imagjinuar dhe të improvizuar politikisht, pa gjuhë, pa histori, pa kulturë, pa tradia dhe pa etni të përbashkët, të quajtur “komb kosovar”. Mirëfilli, ky farë kombi i trilluar multietnik kosovar (shqiptarë, romë, ashkalinjë, turq, serbë, kroatë, boshnjakë, egjiptianë, goranë etj.) nuk ka asnjë lidhje me përkufizimin e nocionit komb të Stalinit, as të Ernest Gellnerit e as të Anthony D. Smith…etj., sepse  “kombi kosovar” nuk është kurrfarë kombi.  Ky është motivi, pse N.Spahiu nuk e njeh  nocionin “komb” të Stalinit, të cilin disa teoricienë evropianë perëndimorë dhe lindorë e njohin për përmbajtjen shkencore të tij.

 

Pra, të mos ngatërrohet shkenca me politikën sikurse “strajca” e …, sepse  si në Evropën                                                                                                                                                                                                                                                                                  Lindore, ashtu edhe në atë Perëndimore, si dhe në Amerikë, shkenca e mirëfilltë me vlerë universale, është njësoj e pranueshme dhe e aplikueshme. Këtë e provon edhe bashkëpunimi reciprok i shteteve evropiane perëndimore dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Rusinë në programet dhe në projektet e tyre në fushën e shkencës, të arsimit, të kulturës dhe të artit etj.

 

 

Loading...