Edhe Musa Xhaferi e Artan Grubi shohin matanë maleve, sikurse Ali Ahmeti

Arsim Zeqiri

E lexova shkrimin e përkryer të mikut tim të dikurshëm, Festim Halili. Meqë rrugët na janë ndarë (ai vazhdoi karrierën në vendlindje, unë jashtë vendit), nuk jemi takuar që pas përfundimit të shkollës së mesme.
Pajtohem që nga shkronja e parë e titullit, e deri te e fundit me atë që ka shkruar Festimi për Ali Ahmetin. Pajtohem se Ali Ahmeti sheh matanë maleve të VMRO-DPMNE-së. edhe Festimi besoj pajtohet me mua se matanë maleve të VMRO-së, ku sheh Ali Ahmeti, janë Serbia e Rusia, e pak më andej edhe Kina.
Por një gjë që ka harruar të përmendë Festimi është se edhe dy bashkëpunëtorët më të afërt të kryetarit të BDI-së, Musa Xhaferi e Artan Grubi, shohin njësoj matanë maleve sikurse Ali Ahmeti.
Festimi ka harruar të shkruaj se një kohë, skepticizmi ishte i lartë i shumë njerëzve ndaj thirrjeve të Musa Xhaferit e Artan Grubit për integrimet në NATO dhe BE, por tani ndodhemi në një situatë të re dhe duke qenë realist, kuptojmë se mesazhet që përsëriteshin shpesh, kishin kuptimin e shiqimit matanë maleve dhe sot po bëhen realitet.

Loading...