Maqedoni
09/11/2015 00:51:38

Edhe një biznesmen nga diaspora mbështet Hadi Osmanin

hadi

Çdo ditë e më tepër rritet mbështetja për listën e pavarur të diasporës për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni. Bartësi i kësaj liste, gazetari dhe analisti Hadi Osmani tani publikisht ka marrë edhe mbështetjen e Sadik Gecaj, pronar i njërës nga dhjetë kompanitë më të mëdha në Londër, Albastone Projects. ” Vec perpara Hadi Osmani. E ke edhe mbeshtetjen time dhe kam besim te plote se ti do te jesh zeri i mergates shqiptare ne Parlamentin e Maqedonise. Gjithe diaspora jemi me ty”, ka shkruar Gecaj në profilin e tij në Facebook. Paraprakisht kandidaturën e Osmanit e ka mbështetur edhe biznesmeni tjetër shqiptarë nga diaspora, Bashkim Qazimi dhe aktori nga Kosova Valon Maloku.

To Top