Policia e arrestoi Driton Feratin, pas së cilit gjurmohej në lidhje me incidentin në Recicën e Vogël, ku një person ngeli i vdekur, ndërsa dy janë lënduar, transmeton Almakos.

Ashtu si thuan nga policia, Ferati është nga fshati Opajë komuna e Likovës dhe është i arrestuar në burgun hetues në Shuto Orizari.

Feratit iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, si dhe 11 personave tjerë. Kundër të gjithëve janë ngritur padi penale për veprën vrasje, tentim për vrasje dhe bashkëpjesëmarrje.

Loading...