Edhe pse mister, kjo fotografi ka marrë mbi një milion pëlqime në Facebook (Foto)

Një burrë i moshuar, kraharori i të cilit është rënduar në medalje ecën i vetëm në paradë. Nuk mundet ta mbajë një pikë loti.

Ndoshta lulet që mban në dorë janë dhuratë nga një popull mirënjohës ose haraçi i tij për ushtarët e rënë në betejë.

Është një skenë e cila ka prekur shumë zemra në rrjetet sociale.

Memet popullore në Facebook shpreheshin se ai burrë ishte i fundit i mbijetuar nga grupi i anëtarëve të Luftës së Dytë Botërore.

Fotoja ka marrë më shumë se një milion pëlqime në Facebook.

Komentet kanë treguar unanimisht simpati dhe vlerësim, pavarësisht nga konfuzioni që ka krijuar kombësia e burrit, përcjell javanews.

Ndoshta për shkak të titullit të paqartë një sërë shtetesh kanë pretenduar që burri ishte i tyre.

Për këtë arsye BBC ka pyetur një ekspert rus.

Igor Sutyagin thotë se burri në fjalë duket sikur është rreth 75 vjeç në foto.

“Mosha minimale për të hyrë në Ushtrinë e Kuqe ishte 17 vjeç. Prandaj në këtë paradë të vitit 2007 ai mund të ketë qenë 79 vjeç, nëse ka hyrë në ushtri në moshën 17-vjeçare”.

Por ai mund të kishte hyrë në ushtri edhe në moshë më të re.

“Mund të ketë hyrë në ushtri edhe në moshën 13-vjeçare, nëse ishte nga Bijtë e Regjimentit”.

Në radhët e Ushtrisë së Kuqe kishte fëmijë jetimë, që luftonin në krah të të rriturve.

Loading...