Edhe pse dje është caktuar senacë për sot në ora 12:00, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë pasi që prej 35.000 amendamenteve të VMRO-DPMNE-së, janë përkthyer vetëm 17.000, raporton Portalb.mk.

“Deri në këtë moment janë përkthyer deri 17 mijë amendamente, ka nene që kanë rreth 300 amendamente, siç qëndron rasti me nenin 5, kjo do të merr kohë. Duket qartë se kjo është çështje politike, dhe amendamentet janë sjellë që të bllokohet ligji. Çdo pranim i mundshëm i një amendamenti do të paraqesë kërcënim të Kushtetutës. Në procedurë parlamentare ligji është harmonizuar me Kushtetutën dhe nuk ka baza që i njëjti të cilësohet si antikushtetues”, tha Xhaferi në takim joformal me gazetarët.

Xhaferi shtoi se nëse pranohet një amendament, Kuvendi do të bie në kundërshtim edhe me Komisionin që e miratoi ligjin dhe të njëjtin e solli në seancë.

Ndryshe dje u anulua leximi i tretë të ligjit të gjuhëve, ku duhej të diskutoheshin 35,569 amendamente sipas kryeparlamentarit Xhaferi për arsye të mungesës së kushteve për debat. 

Ai ftoi shërbimin parlamentar që ta njoftojë kur do të ketë kushte për diskutim në këtë pikë të seancës së 32 të Kuvendit të Maqedonisë./Portalb.

Loading...