Edhe sot gjatë vikendit janë krijuar përsëri kolona me pritje prej kohëzgjatjeve të ndryshme në pikë-kalime kufitare me Serbinë.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës (PK), si vazhdimësi e njoftimit të qytetarëve dhe gjithë opinionit të gjerë, lidhur me gjendjen sa i përket pritjeve në disa pikë-kalime kufitare që lidhin Republikën e Kosovës (RKS) me Serbinë, “ju informojmë se edhe sot (ora 13:00) gjatë vikendit janë krijuar përsëri kolona me pritje prej kohëzgjatjeve të ndryshme.

Policia e Kosovës vazhdon të punoj me numër të shtuar të personelit policor në pika kufitare me qëllim të aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, për ti shmangur pritjet e gjata dhe të ju mundësojë qytetarëve, bashkatdhetarëve tanë kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar.

Informacionet e orës 13:00 tregojnë se në Merdare (Podujevë) në hyrje për në RKS ka pak pritje deri në (20 min.), ndërsa në dalje kolona është e gjatë dhe pritjet zgjasin rreth (4.30 deri 5.30 orë),varësisht prej frekuentimit të automjeteve.

Ndërsa në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë (Gjilan) si në hyrje ashtu edhe në dalje nuk ka kolona shumë të gjata, ku pritjet në dalje nga RKS-ja momentalisht zgjasin rreth ( 1 orë).

Kurse në pikë-kalimin kufitar Mutivodë (drejtimi i fshatit Keçekollë) në hyrje nuk ka pritje të gjata ndërsa në dalje nga RKS-ja pritjet janë nga ( 1 deri 2) orë.

Pikë-kalimi kufitar Muqibabë –(Gjilan) si në hyrje po ashtu edhe në dalje nuk ka pritje të gjata, përveç pritjeve normale afërsisht deri në (20-30-) minuta, kryesisht në dalje.

Policia e Kosovës me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, njofton të gjithë qytetaret se, ata që mund të shfrytëzojnë pikë-kalime tjera kufitare ku ka më pak pritje, ti shfrytëzojnë ato pasi nuk ka kolona dhe pritje të gjata.

Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolona-pritjet janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve, kryesisht në dalje të RKS-se, si dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve për kalim kufitar”.

 

Loading...