I përfolur shumë së fundi, edhe nga kancelaritë e ndryshme diplomatike, si dhe nga zëra akademikë
nga SHBA, për raportet e tij të afërta me Presidentin Erdogan, Rama ka sqaruar për herë të parë
publikisht se si dhe kur u njoh me liderin turk.
“Marrëdhënia ime me presidentin (Erdogan) është një marrëdhënie që ka nisur pa u njohur unë me
të, pasi e kam admiruar për së largu punën e tij të jashtëzakonshme si kryetar i Bashkisë së
Stambollit dhe rolin transformues që ai ka pasur dhe ka qenë një ndër shembujt që më kanë
frymëzuar për atë që kam bërë për Tiranën. Pastaj kam pasur fatin të njihem me të ta vlerësoj së
afërmi, një marrëdhënie që është e ngritur mbi respektin reciprok që nuk ka absolutisht asnjë nga
ato shenja që shumëkush merr përsipër të ngrejë akuza dhe teori konspiracioni. Mbi të gjitha është
një marrëdhënie e veçantë pasi bazohet tek një parim që nuk e gjen shpesh në marrëdhëniet politike
dhe diplomatike që ‘po’ është ‘po’ dhe ‘jo’ është ‘jo’”, ka theksuar shefi i qeverisë në një intervistë për
Anadoly Agency.
Më tej ai ka sqaruar dhe raportet me Turqinë dhe pse zgjodhi që qeveria e tij ta kishte aleat
strategjik.
“Me të fituar zgjedhjet, bëmë këtë pjesë të programit tonë qeverisës, me bindjen se tradita e
marrëdhënieve dhe njëkohësisht edhe miqësia mes popujve, përfshirë faktin që Turqia është një vend
anëtar i NATO-s dhe një vend me një rol të rëndësishëm në shumë aspekte, përbëjnë padyshim një
bazë të plotë për këtë hap, një hap që është shoqëruar me një thellim të marrëdhënieve”, tha Rama.
Ndërkohë, i ashpër është treguar dhe me atë që e quajti “islamofobia si një mallkim i kësaj kohe të
re”. Sipas Ramës, ata që godasin Islamin e muslimanët, godasin rrënjët e kombit.
“Edhe në vendet më të zhvilluara të Bashkimit Evropian forca apo individë të caktuar i fryjnë këtij
zjarri shumë të rrezikshëm duke bërë një padrejtësi të madhe, jo vetëm ndaj fesë islame, por ndaj
njerëzve, ndaj popujve, ndaj komuniteteve, familjeve që besojnë tek Islami dhe përfaqësojnë të
13/06/2018
6/13/2018 Edi Rama godet ashpër Islamofobët – Iliria News Agency
https://ina-online.net/edi-rama-godet-ashper-islamofobet/ 2/2
gjithë gjerësinë dhe butësinë e Islamit. Shprehjet e islamofobisë apo turkofobisë janë shprehje të një
padije dhe të një arrogance që buron në radhë të parë nga padija. Të godasësh fenë islame dhe të
mbash qëndrime islamofobe do të thotë në fakt të godasësh një rrënjë të rëndësishme të pemës së
shqiptarisë dhe të vetë burimit, burimit të ekzistencës së kombit tonë”, u shpreh Rama në intervistën
e tij.

Loading...