Partia Socialiste ka mbledhur kryesinë e re pas asamblesë së zhvilluar ditën e shtunë. E drejtuar nga vetë Edi Rama, kryesia e PS-së ka diskutuar për vendimet e marra. Burime nga PS-ja kanë bërë të ditur se ka qenë Rama që ka kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të partisë.

“Të bëhen zgjedhje të reja për kryetar të partisë, sepse ka kaluar afati”, mësohet se ka thënë Edi Rama.

Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për të zgjedhur kryetarin e PS-së apo të degëve në rrethe, por duket se Rama po shkon drejt  zgjedhjeve.

Gjithashtu ai ka kërkuar mobilizim të bazës.

Loading...