Edita nga Shkupi shpallet debatuesja më e mirë fillestare

Nxënësja nga Shkupi, Edita Bytyqi vazhdon sukseset e radhës. Në muajin maj në një garë në lëndën e kimisë në SHBA, ajo fitoi vendin e parë, kurse tani në Kampionatin kombëtar Debati për fillestar 2015 grupi Vitas, ku Edita Bytyqi është shpallur debatuese më e mirë e turnirit të ekipit të saj, Vitas. Grupi fitues kishte të bëjë me tre talente të cilat ishin: Njomza Selmani, Edita Bytyqi dhe Llucija Çoshiq. Pas këtij suksesi të arritur, mbështetje të mëtutjeshme Editës i ka premtuar edhe kryetari i komunës Çair, Izet Mexhiti.

 

Loading...