Limoni ndihmon në rritjen e nivelit të kolagjenit

Frutet citrike konsiderohen si produktet të lëkurës, kjo falë përmbajtjes antioksidante. Nëse flitet përgjithësisht, antioksidantët – si vitamina C në frute citrike, ndihmojnë të luftohen radikalet në lëkurë dhe po ashtu ndihmojnë në rritjen e nivelit të kolagjenit.

Ndër këto produkte ndihmon edhe limoni, e sidomos në luftimin e akneve. Lëngu i limonit është antioksidant i mahnitshëm dhe është i mbushur me vitamina B, C, kalium, karbohidrate.

Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, rreth 50 milionë amerikanë kanë akne dhe rreth 85% e njerëzve të moshës 12-24 janë të afektuar. Aknet janë trashëguese por, edhe faktorë tjerë si lëkura e yndyrshme dhe stresi mund të kontribuojnë në shfaqjen e akneve, transmeton rtv21.tv

Por, përdorimi i limonit parandalon paraqitjen e akneve dhe zvogëlon efektet acidike. Mjafton ta pastroni fytyrën me një limon të shtrydhur dhe do të vëreni ndryshimin.

Efektet anësorë gjatë aplikimit të limonit në fytyrë

Nëse keni provuar limonin, e dini se çfarë shije ka. Efektet e limonit në lëkurë janë po ashtu të fuqishme, duke u bazuar në efektet anësore. Këto përfshijnë:

tharjen e lëkurës

djegien

skuqjen e lëkurës

vrasjen e baktiereve të mira

Kjo metodë e trajtimit të akneve mund të mos jetë edhe opsioni më i mirë për tone të ndezura të lëkurës, sepse limoni mund të shkaktojë shtimin e pigmentit./21Media

Loading...