Balaj

Rijeka dhe Slaven Belupo, një derbi shqiptarësh në kampionatin e Kroacisë është ndarë në barazim 3-3. Në këtë ndeshje ka shkëlqyer sulmuesi Muzafer Ejupi i cili me dy gola tronditi ekpin e Rijekës, tek e cila aktivizohet sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit Bekim Balaj, raporton “Lajm”.

Sulmuesi shkupjan, të cilin tifozët e skuadrës e thërrasin “Jupi”, dy herë e solli skuadrën e tij në epërsi, në minutën e 9-të dhe të 47-ën, por Rijeka arriti të përmbys rezultatin, ndërsa në fund mysafirët shënuan golin e barazimit për rezultatin 3-3.

Për Rijekën një gol e shënoi Balaj. Kujtojmë se Ejupi karrierën e ka filluar te Vardari, vazhdoi te Metalurg, pastaj te Shkëndija e Tetovës dhe Turnovo, për tu transferuar në Songhla United në Tajlandë, ndërsa tani është pjesë e kroatëve të Belupos.

Loading...