Sport

Ejupi: Në Lihtenshtajnë për fitore

17439619_1666995096649117_780881597_n

Muzafer Ejupi është një prej futbollistëve të ftuar nga trajneri i Maqedonisë në futboll, Igor Angelovski për ndeshjen kualifikuese për botërorin Rusia “2018” kundër Lihtenshtajnit të premten në Vaduz.

Në ditën e parë të përgatitjeve, sulmuesi shkupjan i Osijekut kroat, deklaroi se e ka pritur ftesën, pas paraqitjeve shumë të mira në kampionatin kroat ku edhe prinë në listën e golashënuesve (12 gola).
“Po, jam i lumtur që jam grumbulluar me Maqedoninë. Pas ndeshjeve të mira në fanellën e Osijekut e pritja ftesën e trajnerit dhe tani pres që të përgatitem maksimalisht për takimin kundër Lihtenshtajnit”, tha reprezentuesi i Maqedonisë, Ejupi.

17409664_1666995516649075_1213152698_n

Ai është optimist për ndeshjen e ardhshme dhe pret fitore ndaj Lihtenshtajnit.
“Atmosfera është e mirë. Nëse përgatitemi si duhet jam i mendimit se do të fitojmë atje. Nuk ka kundërshtarë të lehtë, kjo vlen edhe për Lihtenshtajnin, por unë mendoj se do të kthehemi me fitore”, përfundoi Ejupi, i cili dukej në formë të mirë.

Reprezentuesit e Maqedonisë po përgatiten në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” pranë FFM-së. Ekspedita e Maqedonisë për në Lihtenshtajnë do të udhëtoj të enjten në mëngjes, kurse të premten me fillim prej orës 20:45 është ndeshja në Vaduz. Maqedonia në katër ndeshjet e para nuk asnjë pikë të fituar. /lajm

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top