Ekipi i filmit “Piktura e papërfunduar” zbarkoi në Strugë

Mehmet Latifi- INA

Gjatë ditëve në vijim, ekipi i filmit me metrazh të mesëm, me titull pune “Piktura e papërfunduar”, të skenaristit dhe regjisorit shqiptar që jeton dhe vepron në Zvicërr, Valton Jakupi, do të fillojë xhirimet e para në trevën e Strugës.

“Është përzgjedhja ime që Struga të jetë një nga lokacionet ku do të bien “kllapat” e para të filmit”-theksoi në fillim regjisori Valton Jakupi dhe shtoi: “Kam dëgjuar shumë për Strugën, për intelektualitetin, për kombëtarizmin, për bukuritë mahnitëse që ka Struga, për turizmin, për mikpritjen dhe bujarinë etj, dhe tani mu dha rasti që për herë të parë të jem në Strugë. Mendoj se qëndrimi ynë në Strugë dhe xhirimet për filmin do të afirmojë edhe më shumë Strugën në arenën e përgjithshme dhe në hartat turistike. Struga ka ambijente, ka kapacitete të shumta që mund të përdoren për film”-tha ndër të tjera regjisori Valton Jakupi.

Syzheu i filmit, sipas skenarit dhe versionit të punës është socialja, respektivisht mbrojtja e fëmijve të “pambrojtur”, duke iu referuar skenave të kohëve të fundit lidhur me ngjarjet edhe tragjike të fëmijvë në gjithë botën. Vetë titulli i punës “Piktura e papërfunduar” nënkupton jetën e fëmijve që e fillojnë me fëmijërinë e tyre dhe përfundojnë…

Për nevoja të xhirimit të filmit, -që sipas regjisorit Valton Jakupi do të ketë edhe lokacione tjera-, gjatë ditës së djeshme janë kërkuar objektet dhe ambijentet më të përshtatshme për kllapat e para të filmit.

Për këtë gjë, kanë kërkuar edhe miratimin dhe pajtimin e autoriteteve të komunës së Strugës, ndaj edhe janë pritur nga kryetari i komunës Ziadin Sela me bashkëpunëtor në kabinetin e tij, të cilët krahas faleminderimit për përzgjedhjen e Strugës si lokacion xhirimi, shprehu kënaqësinë për arritjet e artistëve dhe artit shqiptar në përgjithësi, gjë që dëshmon edhe ky project që do të realizohet. Poashtu, Ziadin Sela u dha mbështetjen ta quajmë morale dhe ndihmesa tjera konsultative, duke u dëshiruar sukses të plotë në realizimin e projektit.

Sipas regjisorit Valton Jakupi, filmi do të xhirohet në gjuhën francize, nga artist të zgjedhur nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria etj, duke përmendur edhe emrat e ketyre aktorëve: Naski Abdixhaku-bartës i rolit kryesor “Piktorit”, Aneta Hasani-“Amelin”, Blerim Hasani-“Rene”, ëIsmet Hasaj-“Pascal”, Tansa Grazhdani-“Mimi”,  Oriana Bytyqi, Aneta Hasani, Valton Jakupi, Sonja Slatanovska; Suad Avdiu-kameraman, Darko Petrovski me ekip.

Filmi pritet të përfundojë brënda një kohe të caktuar, premiera e të cilit pritet sapo të përfundojë tërësisht dhe do të jet pjesë e konkurimit nëpër festival të ndryshme të filmit nëpër festivalet botërore, por do të ketë edhe një premierë në Strugë dhe me mundësi edhe  si pjesë e manifestimit kulturor “Vera kulturore shqiptare në Strugë-2017”. (ina-online.net)

Loading...